Siguria ne rruge dhe problematikat qe e shoqerojne
Rritet problematika e kalimtarëve si shkak për aksidente të rëndë automobilistike duke u bërë shpesh objekt të fatkeqësive rrugore. Sipas studimit të rasteve të aksident6eve të ndodhura për 9-mujorin, vetë kalimtarët kanë qenë shkaktar në 32 për qind të aksidenteve.
Për këtë periudhë në Tiranë kanë ndodhur 252 aksidente, me pasojë 15 të vdekur, 21 të plagosur rëndë dhe 256 të aksidentuar të tjerë kanë marrë plagë dhe lëndime të lehta.
Statistikat tregojnë për një ulje të lehtë me 6 aksidente situatën përsa i takon sigurisë në rrugë.
Dita e ndodhjes së aksidenteve është përllogaritur e enjtja me 28 përqind të të gjitha aksidenteve të ndodhura gjatë javës, ndërsa ora më problematike, është gjatë paradites nga ora 8:00-12:00 dhe 20 për qind të aksidenteve të ndodhura nga ora 12:00-14:00.
Planifikimi i shërbimeve të policisë rrugore I është përshtatur akseve më të ngarkuara nga trafiku dhe akseve rrugore apo orareve më problematike përsa i takon aksidenteve, por edhe kushteve klimaterike, sidomos në ditët kur rrugët janë të lagura dhe të rrëshqitshme
Sipas klasifikimit të rrugës, në rrugët urbane kryesore kanë ndodhur 60 për qind e numrit të aksidenteve, kundrejt 32 për qind që kanë ndodhur në rrugët urbane dytësore. Ndërsa nga hetimi i rasteve të aksidenteve në 68 për qind shkak kanë qenë drejtuesit e mjeteve.
Më të prirur për të kryer aksidente sipas statistikave janë drejtuesit e grupmoshave 45-60 vjeç me 28 për qind të totalit të aksidentit, si dhe ata me eksperiencë në drejtim të mjetit janë ata me mbi 9 vjet eksperincë.
Përsa i takon shkeljeve të drejtuesve të automjete si shkak të aksidenteve rrugore nga 17 të ndodhura prej tyre, vetëm 3 janë raste kur drejtuesit janë konstatuar me përdorim të pijes alkoolike, po aq sa edhe ndryshimi i papritur i korsisë, 2 kanë ndodhur për shkak të mos respektimit të përparësisë dhe në 4 raste për shkelje të tjera.
Ndërsa rruga më problematike për aksidentet mbetet rruga e Durrësit dhe sidomos aksi nga kryqëzimi I Laprakës deri tek rrethrrotullimi I Doganës.
AKSIDENTET
Gjithsej 252 aksidente të ndodhur
Të vdekur 15 shtetas
Rr. Kryesore 60 përqind
Shkak drejtuesi 68 përqind
Shkak këmbësori 32 përqind
Të enjtet 28 përqind e aksidenteve
Ora 8:00-12:00 20 përqind të aksidenteve
Ora 12:00-12:00 18 përqind të aksidenteve
Shoferët 45-60 vjeç 28 përqind të aksidenteve
Mbi 9 vjet me patentë 36 përqind të aksidenteve
Shkak pija 3 aksidente
Ndërrimi i korsisë 3 aksidente
Nga përparësia 2 aksidente