E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holande marijuane per te huajt polemika

Kryebashkiaku i Amsterdanit ka siguruar se kanabis do të jetë i lejueshëm edhe për turistë. Por deklarata e tij është përgënjeshtruar nga ministri i drejtësisë së qeverisë së re të koalicionit Lib-Lab. Kjo ndodh dy muaj para hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon shitjen e marijuanës për ata që nuk janë rezidentë. “teksti i marrëveshjes së re së koalicionit është shumë i turbullt, dhe mendoj se deklarata e bërë nga kryebashkiaku i Amsterdamit ëshët normal, është shprehur Veling i shoqatës holandeze të kafeneve. Ne rrezikojmë vërtet të humbasim 90 për qind të fitimeve dhe jo vetëm në këtë sektor. Rret 7 milionë turistë vizitojnë çdo vit Amsterdamin dhe rreth një milion e gjysmë vizitorë blejnë kanabis në dyqanet e cigareve apo kafene. Përpara përgenjështrimit dukej se qeveria ishte e gatshme të linte në dorë të komunave vendimin për aplikimin e ndalimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›