E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia e dyta ne rajon per investimet e huaja Luljeta Ndoka

Prurja e Investimeve te Huaja Direkte (IHD) ne Shqiperi kapercen shifren 1 miliard dollare per here te pare, sipas Raportit te Investimeve Boterore 2011. Keshtu, pas Serbise, vendi yne ka thithur me shume investime se asnje vend tjeter i Evropes Juglindore. Zv. ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes Eno Bozdo, deklaroi se ky raport eshte nje dokument shume i rendesishem jo vetem sepse jep nje panorame shume te detajuar te zhvillimit ekonomik boteror nen kendveshtrimin e IHD, por edhe sepse vende te ndryshme kane mundesi te vleresojne pozicionin e tyre kundrejt vendeve te tjera dhe te permiresojne politikat ne thithjen e ketyre investimeve.

Shqiperia

Konferenca e Kombeve te Bashkuara per Tregtine dhe Zhvillimin (UNCTAD) prezantoi dje Raportin e Investimeve Boterore 2011. Sipas raportit, Investimet e Huaja Direkte (IHD) ne Shqiperi u rriten per here te pare, ne me shume se 1 miliard dollare ne vitin 2010, duke u bere vendi i dyte ne Evropen Juglindore qe thithi me shume IHD, pas Serbise. Per sa i perket pozicionimit te Shqiperise ne kete raport, Bozdo theksoi se investimet e huaja direkte kane pesuar renie ne te gjitha vendet me perjashtim te Shqiperise, e cila shenoi perseri rritje ne vitin 2010. "Ne Shqiperi investimet e huaja direkte jane rritur per here te pare me shume se 1 miliard dollare, duke e renditur ate ne vendin e dyte pas Serbise dhe te vetmin vend te Evropes Juglindore ku investimet jane rritur pavaresisht trendit global negativ!", tha Bozdo. Ne kontekstin global, Shqiperia pozicionohet ne vendin e 18 ne bote per indeksin e performances se IHD nga vendi i 78 ne vitin 2006. Ajo ka bere permiresime te dukshme lidhur me indikatoret qe lidhen me infrastrukturen fizike, furnizimit me energji elektrike dhe kushteve te tjera per investime. Fluksi i IHD ne Shqiperi ka ndjekur nje trend te ndryshem dhe pothuaj te pavarur nga trendi rajonal dhe global duke treguar nje rritje te vazhdueshme gjate viteve te fundit. Konkretisht: nga 325 milion $ qe ishin ne vitin 2006, jane rritur qendrueshem ne vitet: 2007 - 656 milion $; 2008 - 978 milion $; 2009 - 989 milion $ dhe ne vitin 2010, 1097 milion $.

Investimet

Sipas Bozdo-s, pjesemarrja ne rritje e kompanive te huaja ne tregun shqiptar eshte tregues i qarte i kushteve te favorshme per IHD-te qe vazhdojne te realizohen ne disa sektore te ekonomise si nxjerrja e mineraleve, sektori energjetik, sektori bankar dhe telekomunikacioni. "Qeveria Shqiptare eshte e ndergjegjshme se thithja e investimeve te huaja direkte dhe rritja e konkurrueshmerise te kompanive vendase jane thelbesore per nje zhvillim ekonomik te qendrueshem ne Shqiperi", th ai. Gjate viteve te fundit, masa te rendesishme jane ndermarre nga qeveria, ne drejtim te permiresimit te klimes se investimeve, reformes rregullatore dhe institucionale, rritjes se disponueshmerise se fondeve per investime, zhvillimit te infrastruktures, permiresimit te kushteve per tregtine e lire dhe integrimin rajonal. "Niveli i ulet i barres fiskale qe mbizoteron ne Shqiperi, nuk eshte i mjaftueshem nese nuk do te shoqerohet me sherbime efikase publike. Per kete arsye, qeveria vazhdon te kryeje reforma te metejshme ne fushen e administrimit tatimor dhe doganor, ne perdorimin e tokes dhe lejet e ndertimit, ne sistemin e apelimit administrativ, ne sistemin e inspektimit dhe e-government. Qeveria shqiptare eshte ne proces permiresimi te vazhdueshem te zbatimit te legjislacionit, mbledhjes se taksave, rimbursimit te TVSH-se dhe reduktimin e burokracise", e mbylli Bozdo fjalen e tij.

Bien investimet ne Evropen Juglindore

Prurja e ketyre lloj investimesh ne Evropen Juglindore ra me 47 per qind ne vitin 2010, pjeserisht si rezultat i renies se investimeve nga vendet e BE-se (tradicionalisht burimi kryesor i IHD-ve ne rajon). Ne vecanti Greqia, qe ka qene nje porte hyrese e investitoreve te huaj ne Evropen Juglindore, nuk ishte me e tille pas perkeqesimit te krizes se saj te brendshme ekonomike. Prurjet e IHD-ve ne Kroaci dhe Serbi u ulen ndjeshem ne vitin 2010. sipas PNUD, Raporti i Investimeve Boterore 2011 tregon se prurjet e investimeve te huaja ne bote u rriten ne menyre modeste gjate vitit 2010, por megjithate mbeten rreth 15 per qind nen mesataren e shifrave te para krizes globale financiare. Duke perjashtuar ndonje tronditje ekonomike te paparashikuar, raporti parashikon se, prurjet e investimeve te huaja direkte do te permiresohen ne nivelet e para krizes ekonomike boterore gjate dy viteve te ardhshme.

Janar-Qershor, rritet tregu i sigurimeve

Tregu i sigurimeve per 6-mujorin e pare te vitit 2011 eshte rritur me 8.5 per qind. Te dhenat zyrtare te publikuara nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare treguan se ne fund te muajit Qershor volumi i tregut te sigurimeve arriti ne 4.3 miliarde leke, me nje norme rritjeje te ngjashme me muajt e meparshem. Pavaresisht nje permiresimi krahasuar me vitin 2010, tregu i sigurimeve po rritet me ritme modeste, sidomos po te kemi parasysh bazen e ulet te tregut krahasuar me mesataren evropiane dhe rajonale. Performancen me te mire vazhdon ta shfaqe aktiviteti i sigurimit te jetes, qe eshte rritur me mbi 40 per qind, ndersa tregu i jo-jetes eshte rritur me pak me shume se 5 per qind. Numri i kontratave shfaq ritme te larta rritjeje krahasuar me vitin 2010. Ne fund te 6-mujorit, numri i kontratave u rrit me 105 per qind krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Kjo rritje vjen kryesisht nga produktet e jetes dhe shendetit ne udhetim, sigurime qe jane rritur fale liberalizimit te vizave dhe shtimit te udhetimeve jashte vendit. Por duke qene se vlera e ketyre sigurimeve eshte e ulet, rritja e kontratave reflektohet shume pak ne rritjen e volumit total te primeve. Vlera e demeve te paguara nga kompanite e sigurimeve eshte rritur lehtesisht me shume se primet. Per gjashte muajt e pare te vitit, vlera e demeve te paguara ishte 1.1 miliarde leke, 9.5 per qind me shume krahasuar me nje vit me pare. Raporti mes demeve dhe primeve ishte 25.6 per qind pothuajse ne te njejtin nivel me vitin e kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›