Thaçi flet për "afirmim" të Qeverisë

Çështja e riformatizimit të Qeverisë së Kosovës nuk përdoret më nga kryeministri Hashim Thaçi si e tillë, por është zëvendësuar me fjalën afirmim. Pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, Thaçi nuk ka dashur të flas për riformatizim, por ka thënë se afirmimi i energjive të reja është duke ndodhur çdo ditë.
Kreu i ekzekutivit të vendit ka mohuar të ketë ndërlidhur ndonjëherë çështjen e ndryshimeve në Qeveri me procesin zgjedhor në Gjilan, apo me ndonjë proces tjetër.
Ai ka thënë se asnjëherë proceset në Qeveri nuk kanë qenë të ndërlidhura me asnjë proces elektoral lokal.
“Unë asnjë proces nuk e kam pasur të ndërlidhur me asnjë proces elektoral lokal. Agjenda shtetërore ka vazhduar suksesshëm për t’u implementuar. Natyrisht se çdo ditë është duke ndodhur afirmimi i energjive të reja në kuadër të Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Një afirmim i tillë do të ndodhë edhe në të ardhmen pasi që mund të them se jemi në agjendën më të rëndësishme të vendimmarrjeve jashtëzakonisht të rëndësishme për vazhdimin e Qeverisjes së mirë, për rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në punë ,por edhe për angazhimet tjera të cilat janë të domosdoshme në këtë periudhë kohore”, është shprehur ai.
Duke mos dashur të përmend asnjëherë fjalën riformatizim, apo rikonfigurim, Thaçi ka thënë se afirmim të angazhimeve qeverisëse dhe i energjive të reja, do të ketë gjithmonë dhe çdo ditë.
Ndërkohë, lidhur me hapjen e zyrës së Bashkimit Evropian në pjesën veriore të Kosovës, kreu i ekzekutivit të vendit ka thënë se ky është një sinjali mirë i mbështetjes së angazhimeve shtetërore të Kosovës për integrimin e kësaj pjese.
“Ju e dini, ne e kemi tani më strategjinë e Qeverisë së Kosovës të mbështetur prej të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Jemi duke punuar bashkërisht edhe me ICO-në dhe me mekanizmat tjerë të bashkësisë ndërkombëtare për sundimin e ligjit, për formimin e komunës së re në komunën e Mitrovicës, për krijimin e mundësive të reja apo më të mira dhe demokratike për organizimin e zgjedhjeve të lira në tri komuna në veri të Mitrovicës por edhe angazhimet tona socio- ekonomike. Hapja e zyrës së EU-së në veri është një sinjal i mirë i mbështetjes së angazhimeve tona shtetërore, integruese në kuptimin edhe territorial por edhe gjithëqytetar”, ka thënë Thaçi.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar hapjen e zyrës së saj në pjesën veriore të Kosovës, në krye të së cilës është ambasadori italian në Prishtinë Majkëll Gifoni, megjithëse misioni i BE-së në Prishtinë, EULEX nuk ka pranuar të jetë pjesë implementuese e strategjisë së Qeverisë së Kosovës për integrimin e pjesës veriore të vendit. (kosovapress)