E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre milionë për pylltarinë

Finlanda do të ndihmojë sektorin e pylltarisë në Kosovë me 3 milionë euro.

Këtë zotim e ka bërë e ngarkuara me punë në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, Tanja Fernandez gjatë vizitës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ajo ka përkrahur Strategjinë për Zhvillimin e Pylltarisë në Kosovë (2010-2020), të cilën ka thënë se me donacionet e shteteve të tjera shuma e përgjithshme për pylltarinë e Kosovës do të arrijë deri në 16 milionë euro, aq sa mjaftojnë për t’i implementuar në tërësi projektet e hartuara rreth kësaj strategjie.

Sekretar i përhershëm në MBPZHR, Hysni Thaqi, ka thënë se synim i kësaj strategjie është ngritja e kontributit të sektorit të pylltarisë në ekonominë kombëtare, përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve pyjore, duke marrë parasysh rolin shumë funksional të pyjeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›