E Diel, 1 Nëntor 2026

Guret ne veshka, kujdesi qe duhet te bejme me ushqimet Sonila Isaku

Mjeket nefrologe pohojne se gjate viteve te fundit jane rritur rastet e pacienteve, te cilat kane gure ne veshka. Sipas tyre, shkak per kete fluks jane nje sere arsyesh te njohura duke nisur nga ndryshimi i dietes, i stilit te jetes, i jetes sedentare, por edhe per nje sere arsyesh qe jane ende te panjohura deri me tani. "Guret ne veshka jane sot nje problem i madh mjekesor e social. Afro 15% e burrave dhe 6% e femrave bejne gure ne veshka te pakten nje here ne jeten e tyre dhe me shume se gjysma e tyre bejne rekurenca te gureve ne veshka (perseritje). Eshte llogaritur qe cdo vit nder 10.000 veta 10 prej tyre bejne gure ne veshka. E nese marrim parasysh qe popullsia e Tiranes sot eshte 700 mije banore, rezulton qe cdo vit ne Tirane mbi 700 paciente te rinj vuajne nga guret ne veshka", - ka pohuar mjeku nefrolog, dr. Alket Koroshi. Sipas tij, jane nje sere ushqimesh dhe pijesh, te cilat formojne guret ne veshka, nderkohe qe te tjere jane shume te mire per moskrijimin e tyre. Keshtu, te dhenat tregojne se kafeja dhe caji e pakesojne riskun e formimit te gureve ne veshka. Po keshtu, edhe alkooli e pakeson riskun e formimit te gureve, pasi frenon sekretimin e hormonit antididiuretik duke cuar ne pakesimin e koncetrimit urinar te kristaleve. "Qumeshti gjithashtu e pakeson riskun e gureve. Kjo ndodh se qumeshti favorizon lidhjen ne zorre te oksalateve me kalciumin qe ai permban. Pra, personat, te cilet kane probleme me guret ne veshka duhet te perdorin ushqime me permbajtje te larte kalciumi. Po keshtu duhet te reduktojne proteinat shtazore qe nuk jane me permbajtje bulmetrash(5-7 racione mishi ose peshku, ose pule ne jave)", - ka theksuar mjeku nefrolog. Keshilla te tjera mbi ushqimin jane edhe marrja ne sasi te vogel te atyre produkteve, te cilat permbajne acidin urfik, sic jane purete. Po keshtu edhe marrja e tepert e vitamines C eshte e demshme. Ndersa keshillohet qe personat me histori familjare te gureve ne veshka apo qe kane vuajtur duhet te konsumojne sa me shume fruta, perime dhe zarzavate. Nderkohe qe marrja e sa me shume lengjeve dhe perdorimi sa me pak i kripes mbetet edhe keshilla kryesore per mjeket nefrologe. Por edhe semundjet kronike te tjera ndonjehere behen shkak per krijimin e gureve ne veshka, nje ndikim te rendesishem ka edhe ekzistenca e hipertensionit arterial. Hipertensioni arterial jep rritje te ekskretimit urinar te kalciumit, i cili per pasoje sjell krijimin e gureve, ndaj mjeket keshillojne keta paciente te kujdesen per te mos pasur te tjera probleme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›