E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd problem rreshqitjet e tokes

Rreshqitjet masive te dheut ne fshtain Karkavec te Librazhdit vazhdojne te jene aktive.

Gjate ketyre 24 oreve erozioni ka shembur dy shtepi te tjera duke e cuar numrin e tyre ne 12.

Gjithashtu rreshqitjet rrezikojne edhe 20 banesa te tjera ku banoret prej dy netesh kane fjetur ne qiell te hapur nga frika se mos shtepite i zene brenda.

Banoret qe jane tashme pa shtepi jane strehuar ne disa banesa te braktisura duke veshtiresuar keshtu jetesen.

Nje pjese e tyre pritet te strehohen ne godinen qe ka qene gjykate dhe ne hotel Turizmin te Librazhdit.

Nderkohe rreshqitjet masive te dheut kane bllokuar rrugen Qukes-Qafe Plloce duke izoluar disa fshatra.

Madje ne keto zona nuk eshte e mundur qe te zhvillohet as mesimi pasi mesuesit vinin nga Librazhdi.

Gjendja behet edhe me e veshtire ne komunen e Qukesit pasi prej disa ditesh mungon energjia elektrike sepse jane shembur shtyllat e tensionit te larte dhe nuk dihet se kur mund te rregullohet kjo avari ne rrjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›