Ambasadori i OSBE-se Wolfarth Kujdes me listat e zgjedhesve
GJIROKASTR- Debatet ne Parlamentin shqiptar mes pozites dhe opozites jane cilesuar si nje hap pozitiv per zgjidhjen e ngercit politik nga kreu i prezences se OSBE-se ne Shqiperi Eugen Wolfarth. Ne viziten e tij te pare ne Gjirokaster ambasadori ka theksuar rendesine shume te madhe qe ka procesi elektoral dhe zgjedhjet per Shqiperine ndersa ka vene theksin te listat zgjedhore per te cilat eshte interesuar ne takimet me drejtuesit vendore.
Procesi elektoral dhe zgjedhjet jane shume te rendesishme per Shqiperine dhe per prezencesn e OSBE-se prandaj puna jone eshte te bashkepunojme me njesite e qeverisjes vendore per te pergatitur lista sa me te mira zgjedhesish- u shpreh Wolfarth.
Sipas tij kjo do te thote bashkepunim me te mire me njesite e qeverisjes vendore ne nivel lokal por edhe ne nivel kombetar me Ministrine e Brendshme vullnet te mire nga ana e institucioneve por edhe pjesemarrjen e shoqerise civile e cila sipas tij eshte shume e rendesishme ne kete proces