E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend sesioni i katert nis me 17 janar

Kuvendi nis javen e trete te janarit sesionin e katert parlamentar te legjislatures se 18-te. Axhenda e Parlamentit do te percaktohet ne Konferencen e Kryetareve ndersa komisionet parlamentare do te nisin pune qe me date 10 janar. Prioritet edhe per kete sesion te ri do te vijojne te jene 11 projektligjet e mbartura te cilat kerkojne shumice te cilesuar. Nder to jane nje sere draftesh qe jane pjese e reformes ne drejtesi por dhe projektligji per SHISH apo per ndarjen administrative te vendit si dhe ndryshimet ne disa kode. Nderkohe qe diskutimi do te nise fillimisht me draftet qe jane depozituar ne Kuvend gjate muajit dhjetor dhe qe nuk kane marre miratimin e ligjvenesve. Projektligjet qe priten te shqyrtohen jane Per disa ndryshime ne ligjin nr 9870 date 4.2.2008 Per standardizimin projektligji Per Miratimin e Kontrates se Koncesionit ndermjet Ministrise se Financave si autoritet kontraktues dhe shoqerive Sicpa Securty Solution S.A dhe Sicpa Security Solutions Albania sh.p.k. per projektimin dizenjimin dhe prodhimin. Ne listen e projektligjeve jane edhe draftet Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Marreveshjen ndermjet qeverive te vendeve pjesemarrese te bashkepunimit ekonomik te Detit te Zi per bashkepunimin ne ndihmen dhe pergjigjen ndaj emergjencave te fatkeqesive natyrore Per ratifikimin e memorandumit per garancite ligjore dhe juridike kunder procedimit te paligjshem te te dhenave personale dhe nje tjeter projektligj Per parandalimin dhe luften ndaj trafikut te substancave narkotike ose psikotrope. Ne axhenden e Kuvendit do te kene dhe ndryshimet ne ligjin e partive politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›