E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili Kujdesi shendetesor paresor prioritet i Ministrise se Shendetesise

Kujdesi shëndetësor parësor mbetet një nder prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tani edhe poliklinikat e lagjeve që kanë kryer vetëm shërbime të thjeshta klinike, mund të kryejnë analiza të detajuara biokimike.

12 milion lekë janë investuar për të pajisur me teknologji moderne laboratorët e këtyre qendrave shëndetësore, projekt ky që sipas Ministrit Petrit Vasili, plotëson një nevoje të munguar prej kohësh.

Nga poliklinika numër 2 në kryeqytet ku ishte për të inspektuar zbatimin e projektit, Ministri Vasili ka sqaruar gjithashtu edhe pozicionin e Ministrise së Shëndetësisë e cila lidhur me tenderin për pajisjet shëndetësore, financim i Bankës Botërore për te cilin në disa media është thënë se ministria ka skualifikuar firmën me ofertën më të ulët për të favorizuar dikë tjetër.

Sipas kreut të shëndetësisë, ky ka qene një vendim i vetë Bankës Botërore e cila ndërsa nuk ka pranuar kompaninë me çmimin më të ulët, ka kërkuar që vlerësimet teknike të shihen më gjerë e gjatë.

Vasili ka garantuar gjithashtu se fondet e këtij projekti nuk do të digjen por do të përdoren për të tjera investime ne këtë sektor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›