Burg pa afat vrasesit te kambistit

Gjykata e Fierit vendosi burg pa afat për autorin e vrasjes së kambistit në këtë qytet. Dilaver Adushi do të qëndrojë në burg me afat të papërcaktuar ndërsa avokati i tij ka kërkuar të vlerësohet si autor krimi në kushtet e papërgjegjshmërisë.
Nuk dihen ende arsyet pse Adushi vrau 50 vjeçarin Etem Spahiu, por jo zyrtarisht flitet për një konflikt të hershem midis viktimës dhe autorit.
Ngjarja ndodhi të dielën në qendër të qytetit të Fierit, ku 50-vjeçari humbi jetën, pas plagëve të marra nga goditjet e armës së ftohtë.
Policia pas negociatave me vrasësin e kambistit, pasi ky i fundit tentoi të vetëvritej, bëri të mundur prangosjen e tij.