Bashkia e Tiranës vijon takimet me qytetarët
TIRANË- Kryebashkiaku, Lulzim Basha priti edhe sot në zyrën e tij dhjetra qytetarë dhe dëgjoi nga afër shqetësimet e kërkesat e tyre.
Përgjatë takimeve, të pranishëm ishin edhe nëpunës të administratës së Bashkisë, të cilët mbanin shënim problematikën e shtruar nga qytetarët.
Specialistët e Bashkisë thonë se shqetësimet e tyre kanë të bëjnë kryesisht me strehimin, punësimin, asistencën sociale, të drejtat e pronësisë, etj. Pas parashtrimit të shqetësimeve nga ana e qytetarëve, punonjësit e Bashkisë plotësojnë një formular me të dhënat dhe kërkesat e shtruara nga qytetarët.
Pasi dëgjohet secili qytetar më vete, Bashkia e Tiranës, merr masa konkrete për ndjekjen dhe trajtimin e problemeve të tyre. Për evidentimin e problemeve të raportuara nga kryeqytetasit punojnë një grup specialistësh, të cilët merren me trajtimin e tyre. Ky dokumentacion shërben për ndjekjen e problematikës që ata kanë dhe kontaktimin e tyre të mëtejshëm.
Takimet e Kryebashkiakut Basha me qytetarët, vazhdojnë sipas një kalendari dhe një procedure të caktuar, e cila përcakton se, çdo qytetar i interesuar duhet të plotësojë një formular, pranë zyrës së Informimit Qytetar në Bashki, ku caktohet edhe data e takimit me Kryetarin e Bashkisë.
Gjatë muajit gusht, Bashkia e Tiranës, nisur nga fluksi i madh i kërkesave të qytetarëve për të takuar kryebashkiakun Basha, shtoi ditët e takimit, deri në tre herë në javë.
(d.b/BalkanWeb)