Arabët e Sitit blejnë edhe klubin e Portsmuthit
Londër - Portsmuthi është skuadra e dytë angleze pas Mançester Sitit që kalon në duart e miliarderit nga Abu Dhabi, Sulaiman Al Fahim. Lajmi konfirmohet edhe në faqen zyrtare të klubit “Pompeys” në internet.
“Portsmouth Football Club pranoi ofertën e Sulaiman Al Fahim për blerjen e klubit”, thuhet në këtë faqe. Al Fahim ka arritur dje në Romë marrëveshjen së bashku me ish-presidentin Aleksandre Gajdamak.
Portsmuthi këtë sezon zuri vendin e 14-të, duke shpëtuar nga rënia në Premier Ship. Arabët nga Abu Dhabi pritet të bëjnë investime gjigante për ta ngjitur këtë skuadër në majat e futbollit anglez.