Gurkufi ndodhet në udhëkryq për të ardhmen
Bordo - Joan Gurkuf, me tre golat dhe katër pasimet e arta të tij, është kthyer në një zotëri të vërtetë në Ligue 1 me Bordonë. Lojtari ndodhet në dilemë, pasi është huazuar nga skuadra e Milanit, dhe opsioni i vendosur më parë mes dy klubeve është se francezët duhet t’i japin italianëve 15 milionë euro për të marrë kartonin e plotë të lojtarit. Mundësia është që futbollisti të rikthehet sezonin e ardhshëm në Serinë A.
Menaxheri i lojtarit, shprehet: “Gurkufi nuk ka marrë akoma një vendim. Këtë pritet ta bëjë në përfundim të sezonit. Tani është i impenjuar vetëm për kampionatin”.
Në të njëjtën linjë shprehet edhe presidenti i Bordosë, Triod, i cili për l’Equipe thotë: “Milani nuk ka shprehur asgjë për momentin. Janë gjëra që duhet të bihet dakort vetëm mes lojtarit dhe klubit. Ai do ta bëjë vetë zgjedhjen e tij, duke patur parasysh që është edhe lojtar i përfaqësueses franceze”.
Kohët e fundit në adresë të të riut kanë ardhur kërkesa edhe nga klube të tjera. Midis tyre mund të cilësohet si më potenciale ajo e Bajernit të Mynihut në Gjermani. Bavarezët kanë ngjallur interes për të nga paraqitjet e fundit në kampionatin francez.