E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maikell Felps boton librin rreth jetës së tij

Nju Jork - Rekordmeni i Lojrave Olimpike, notari amerikan, Maikell Felps, boton së fundmi një libër autobiografik. Notari amerikan do të mbahet mend gjatë nga të gjithë, pasi në lojrat olimpike, “Pekin 2008”, arriti të thyejë rekordet botërore duke marrë 8 medalje ari. Ai fitoi të gjitha garat në të gjitha disiplinat, si individuale, ashtu edhe ato në grup.

Në librin e tij, Felps flet për etapat në të cilat ka kaluar për t’u shënuar në Librin e Artë. Në muajt e verës ai ishte personazhi kryesor në sport, pasi pati publikuar edhe dietën që ndiqte në ushqime. Sportisti mund të konsiderohet me plotë gojën “llups”, pasi në një ditë konsumonte aq ushqime sa mund të hante një familje me të paktën 5 persona të rritur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›