E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshon atmosfera në Madrid pas ardhjes së Ramosit

Madrid - Reali i Madridit, me fitoren e thellë kundër Zenitit për Ligën e Kampioneve, ka hapur një epokë të re nën drejtimin e Huando Ramosit. Kthesa e Madrilenëve vjen pikërisht pas largimit të teknikut gjerman, Bern Shuster, dhe uljes në stol të tij. Gjermani u shkarkua para dy ditësh për faktin se pati deklaruar që Reali nuk fiton dot me Barcelonën në gjendjen që ndodhej. Kalderoni nuk e përtypi lehtë këtë, dhe i komunikon menjëherë shkarkimin.

Debutimi i Ramosit ishte me të vërtetë mbreslënës, ku Reali arriti një fitore të thellë 3-0 me skuadrën fituese të Kupës Uefa, Zenitin e Shën Piertërburgut. Madrilenët ndjehen të frymëzuar, dhe ndërrimi i trajnerit mund të jetë një shtysë më shumë për ndeshjen me Barcelonën e “tmerrshme” këtë javë. Katalanasit cilësohen si të papërmbajtshëm në kampionatin spanjoll, dhe në ndeshjen direkte me kampionët këtkojnë të tregojnë forcat e tyre reale.

Me gjithë rrokadat e ditëve të fundit, Spanja dhe mbarë opinioni sportiv në Europë është i interesuar për ndeshjen e të shtunës mbrëma. Reali ndodhet në vendin e pestë me 26 pikë, ndërsa Barcelona në të parin me 35 pikë. Një fitore e madrilenëve në transfertë, do t’i rifuste dhe një herë fuqishëm ata në garën për titull.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›