E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guroret, 500 punëtorë të pasiguruar

 

BERAT -  Punëtorët e minierave të gurit punojnë në të zezë. Janë rreth 500 persona, të cilëve nuk u paguhen sigurimet shoqërore, ndërsa shprehen se paguhen si për lëmoshë. Shumica e tyre shprehen se punojnë nga 12-15 orë në ditë, pasi e kanë si mjet të vetëm fitimi për të mbajtur familjen me bukë. Por megjithë vështirësitë e tyre të punës, ata figurojnë në të zezë. Jeta e tyre vihet shpeshherë në rrezik për shkak të mungesës së kushteve më elementare të sigurisë. Punëdhënësit e tyre për t'i shpëtuar kontrolleve të tatimorëve regjistrojnë vetëm nga 5 punëtorë, ndërsa pjesën tjetër e mbajnë në të zezë. Kushtet e rënda ekonomike i detyron ata të mos ankohen, pasi kanë frikë se punëdhënësit mund t'i hedhin në rrugë. "Kërkojmë ndihmën e organeve ligjore që të ndërhyjnë pranë këtyre firmave për të ndëshkuar pronarët që nuk kryejnë regjistrimin tonë në zyrën e sigurimeve shoqërore. Ne nuk ankohemi dot pasi ata na flakin në rrugë dhe marrin të tjerë hallexhinj që presin të punësohen", u shpreh njëri prej punëtorëve të guroreve, i cili nuk dëshironte që të identifikohej.                    d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›