E Diel, 1 Nëntor 2026

Gushi: Jam penduar, s'doja të vrisja Gjykata: Burg pa afat

Të tjera rreth shkrimit Frekuentonte lokalet e basteve VIDEO Opozita: Arrestimi farsë VIDEO - Ku u arrestua SONDAZH - E ndjeni veten të pasigurtë në Tiranë? TIRANE - “Jam penduar!” Janë këto fjalët e shqiptuara në Gjykatën e Tiranës sot nga Viktor Gushi, i akuzuar për mbi 16 krime, ndër të cila dy vrasje dhe shumë grabitje. “Nuk mendoja se do të arrija deri këtu”, ka thënë Guri. “Asnjëherë nuk jam nisur për të vrarë”, deklaroi ndërsa shtoi se qëllimi i tij ishin vetëm lekët.

Gjatë seancës ai pohoi se grabitja më e madhe që kishte realizuar ishte një shumë prej 9 eurosh. “Jam përpjekur për një jetë më të mirë”.

Gjykata e Tiranës vendosi për të masën e sigurisë me burg pa afat. Gjatë seancës Gushi ndihmohej nga avokatja Vjollca Pustina ndërsa prokurore e çështjes është zonja Linda Ziguri.

AKUZA: KONTROLL PSIQIK
Viktor Gushi, është kthyer tashmë në një "specie" studimi nga policia dhe prokuroria, pasi përgjatë dy intervistave të mara, ai ka treguar detaje të tjera, rreth grabitjeve që ka kryer. Duke qënë se përmend data të ndryshme dhe tregon veprime konkrete që ka bërë në teren, dje prokuroria e Tiranës ka urdhëruar policinë ti verë në dispozision rreth 30 dosjet e ngjarjeve, që janë pohuar nga i arrestuari.

Sipas burime të akuzës së kryeqytet kjo bëhet me qëllim për të mbledhur sa më shumë prova si dhe për të parë sinqeritetin e dëshmisë së dhënë në polici nga Viktor Gushi. Veç të tjerash,janë sekuestruar dhe katër bluza, me të cilat rezulton se ka qënë i veshur në 4 grabitje bankash.

Ndërkohë që përgjatë ditës së djeshme, autorit të vrasjes së arkëtares Leonora Kaloci dhe argjendarit Rrapo Sinanaj i janë marë kampione gjaku dhe urine, për ti bërë analizat nga ku do të mësohet nëse ai është përdorues droge ose jo. Gjithashtu në kuadër të hetimeve intensive rreth kësaj çështje, prokuroria ka urdhëruar që grabitësi serial ti nënshtrohet një ekspertize psikologjike, për të parë nëse ai vuan mënderisht dhe nëse është i ndërgjegjshëm për veprimet agresive që kryen.

Pritet që sot organi i akuzës t'i drejtohet me një kërkesë gjykatës së Tiranës, ku do kërkojë masën e sigurisë të arrestit në burg për Viktor Gushin.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com)
(eq/im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›