E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi serial Gusho do të qëndrojë në burg, Jam penduar

Tiranë- Vrasësi serial Viktor Gusho do të qëndrojë në burg. Ka qënë kjo masa e sigurisë e dhënë sot për 44-vjeçarin nga Gjykata e Tiranës.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore autori i dy vrasjeve, 3 plagosjeve dhe 16 grabitjeve ka deklaruar se është penduar për veprimet e kryera, duke pranuar edhe akuzat ndaj tij.

Trupi gjykues ka vendosur që të jepet masa e sigurisë arrest me burg për 44- vjeçarin.

Mësohet se Gusho po i nënshtrohet një sërë analizash për të  vërtetuar nëse konsumonte lëndë narkotike, si dhe do ti nënshtrohet edhe një analize psikologjike. Viktor Gusho i mori jetën arketares Eleonora Kaloçi pak ditë më parë, si dhe është autori i vrasjes së argjendarit Rrapo Sinanaj 5 muaj më parë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Shkodër- Plagosi bashkëshorten, “arrest me burg” 51 vjeçarit Shkodër- Gjykata e Shkodrës ka dhënë masen arrest me burg...
  2. Efrahim Diveroli do të vazhdojë të qëndrojë në burg Efraim Diveroli, tregtari i ri i municioneve qe fitoi miliona...
  3. Korçë; përdhunova ish shoqën e shkollës, jam penduar Korçë- Pasi më qau hallin e konflikteve me bashkëshortin me...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›