E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënon punonjësit e ETC, mister autori

TIRANE – Një person ka kërcënuar gjatë ditës së sotme klientët dhe punonjësit e qendrës tregtare ETC që ndodhet në kryeqytet. Nuk dihet nëse ky person ishte i armatosur apo jo. Nga informacionet paraprake mësohet se ky person, duke bërtitur, ka kërcënuar dhe kërkuar para nga punonjësit e zyrave dhe dyqaneve të qendrës tregtare.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhur ngjarjen.

Mësohet se personi në fjalë është larguar nga qendra tregtare drejt bulevardit të Lanës. Nuk raportohet për persona të lënduar.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›