E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kushtetuta nuk mund te shperbehet nga pendesa e Rames

Kryeministri Sali Berisha ju pergjigj dje te gjitha pyetjeve te gazetareve ne lidhje me reformat me te rendesishme ne vend, ekonomine, borxhin publik apo marredheniet me partite aleate apo ato te sapokrijuara. Ne nje bashkebisedim me median, Berisha duke folur per koalicionet e cilesoi partine e Presidentit ne detyre Bamir Topi, si endrren e Edi Rames. Nga ana tjeter, kryeministri i beri thirrje Rames te votoje nismen per heqjen e imuniteteve dhe palet te bien dakord sic rane per reformen zgjedhore. Por theksoi se nuk mund te shperbehet kushtetuta mbi bazen e pendeses se Rames. Kryeministri foli gjithashtu per situaten ekonomike dhe rrugen e vendit drejt integrimit.

Reforma zgjedhore u krye. Rama duket i kenaqur, pasi thote se ka marre garanci se zgjedhjet nuk do te vidhen dhe ai do te fitoje, por nderkohe ka mbetur pergjysme heqja e imunitetit, ndryshimet kushtetuese qe ju i keni dorezuar ne Parlament. A jeni penduar qe nuk e pranuat propozimin e z. Rama, kur nje nga kater propozimet e tij ishte heqja e imunitetit, kur negocionit per presidentin, sepse PS-ja duket se do ta shtyje kete projekt pas ketij sesioni?

Une jam shume i kenaqur qe reforma do te votohet. Jam gjithashtu shume i kenaqur per te gjitha koncesionet qe kemi ofruar ne kete proces. E kam theksuar dhe e theksoj se eshte ne detyrimin e qeverise te beje koncesionet maksimale te mundshme ne ligjin e zgjedhjeve. E garantoj zotin Rama se edhe ne ligjin tjeter, te 2016-s, serish do t'i behet cdo leshim qe ai ka nevoje, pasi ne ndahemi ne dy koncepte. Pervec asaj qe thashe se i takon qeverise te jape sigurite, une besoj teresisht se nuk eshte ligji qe te jep fitoren, por jane qytetaret shqiptare, jane zgjedhesit. Rama beson se fiton nepermjet ligjit. Une e vleresoj faktin se ai eshte i kenaqur me reformen, por me trishton pak fakti qe ai kenaqesine me te madhe e ka per ndryshimet qe u bene per Tiranen, pasi gjuha shkon ku dhemb dhembi. Na vune kusht ose te kontrollohen nje me nje zgjedhesit ne Tirane, ose s'behet. Une e mirekuptova dhe vume kontrollin e kartes se identitetit, njelloj si ne kufi. Zgjedhesit do te futen ne qendren e votimit, sikur po hyne ne nje pike kalimi kufitar. Por ai e kerkoi dhe une e pranova. Lidhur me imunitetin, une nuk e di cili eshte qendrimi perfundimtar i zotit Rama dhe i PS, por dua te theksoj disa gjera. Ligji qe dorezuam ne parlament per ndryshimin e Kushtetutes dhe ligji per organizimin e drejtesise, ne cdo germe, ne cdo nen, pike per pike eshte ai qe kane paraqitur ekspertet e Keshillit te Europes dhe te EURALIUS. Une personalisht e kam lexuar dhe e kam gjetur nje ligj te mrekullueshem. Nje ligj nder me te miret, qe i ben nder ketij vendi dhe cdo shqiptari. Ne vleresimin tim, nuk mund te kete asnje politikan qe te mund te dale para qytetareve e t'u thote une do te rri me imunitet. T'ju them te verteten, kjo eshte njelloj si t'ju thoshte me falni, po une kam pak dore. Ligji qe kane sjelle eshte nje variant i shkelqyer, madje nuk shkon ta shqiptarizojme, le ta leme sic e kane sjelle. Lexojeni dhe do ta shihni se eshte jashtezakonisht i bazuar ne doktrine. Imuniteti eshte mbrojtje e pushteteve nga njeri-tjetri dhe nuk ka te beje aspak me personin. Eshte tjeter gje si konceptohet, por imuniteti nuk ka te beje me personat, por me mbrojtjen e pushteteve nga njeri-tjetri. Nese do ta lexoni, do te pelqeni shume zgjidhjen qe ekspertet e Keshillit te Europes i kane dhene. Deputeti eshte i barabarte me qytetarin ne gjithcka, me nje dallim se qytetarit i duhet te shkoje nga Gjykata e Faktit tek Gjykata e Larte, ndersa deputetit, ministrit i eshte dhene e drejta te gjykohet ne cdo veprim, nga Gjykata e Larte, institucioni suprem i drejtesise se vendit. Se dyti, ligji ka nje klauzole te shkelqyer, ne parimin se imuniteti eshte per te mbrojtur pushtetet nga demtimi i njeri-tjetrit, nga marrja e njeri-tjetrit dhe heqja e imunitetit mund te revokohet dhe cdo mase, ne qofte se vleresohet nga parlamenti se kjo behet per te prishur, demtuar funksionimin e parlamentit. Por ligji shkon edhe me tej. Nje vendim kaq i rendesishem, perballe nje pushteti qe eshte themelor ne vend, nuk i jepet shumices parlamentare, por hartuesi i draftit ia jep edhe deputeteve nen shumicen parlamentare, cka do te thote se mund ta kete edhe grupi i opozites. Po ta kerkoje rivendosjen e imuniteti, po ta gjykoje se heqja e imunitetit po behet me qellim per te demtuar funksionimin e tij, ai kerkon rivendosjen e imunitetit. Pra, kane bere kete zgjidhje dhe une e ftoj zotin Rama ta pranojme kete standard te shkelqyer e te falenderojme ekspertet, te cilet per mendimin tim kane sjelle nje nga variantet me te shkelqyera. Te mos harrojme se ka vende ne Europe, me zero imunitetit per cdo gje, madje nuk kane te drejte te vleresohen vetem nga Gjykata e Larte. Te mos harrojme se ky hap do te shenonte nje etape te re, te madhe, ne luften kunder korrupsionit, ne barazine e qytetareve para ligjit. Mendoj se me kete draft eshte dhene pergjigja me e shkelqyer. Une e kam lexuar te gjithe arsyetimin dhe eshte jashtezakonisht bindes. Shkojme me tej. Ju e te gjithe shqiptaret jeni deshmitare se Partia Socialiste kundershtonte heqjen e imunitetit nepermjet ndryshimit te ligjeve organike dhe kerkoi ndryshimin e Kushtetutes, edhe pse kjo ishte rekomanduar nga Komisioni i Venecias. Eshte shumica, ajo qe beri leshimin. E kam thene edhe me pare se Rama e ka shume te veshtire te dalloje fitoren nga disfata. Ai po fiton, pasi, para te gjithe shqiptareve, ai kerkoi heqjen e imunitetit me Kushtetute dhe ne, qe me pare e kishim kundershtuar kete, tani po themi po. Rama thote se keshilli i miliardereve eshte ne anen time. Atehere e pyes, zoti Rama, ti po mbron keshillin tim te miliardereve, ministrat e mi? Nuk mund te ndodhe kurre qe nje lider opozite te mbaje qeverine me imunitetit. Ndaj uroj e deshiroj ta kalojme. Kesaj here e kemi me te thjeshte, pasi, se pari, mazhoranca ka pranuar plotesisht variantin e opozites. Se dyti, varianti qe eshte dorezuar eshte ne perputhje te plote me kerkesat e meparshme te opozites dhe eshte nje kryeveper te vertete ne jurisprudence, me konceptin qe ekspertet e Keshillit e Europes e te EURALIUS-it kane sjelle. Gjykoj se nuk na mbetet gje tjeter, vecse ta bejme kete vend me te lire, me te drejte. Perse duhet ta mbroj imunitetin? Kjo eshte e pakonceptueshme. Megjithate ne do te ulemi me ta. Pershendes gjithashtu parlamentin qe percaktoi nje date, 6 gushtin, per t'i dhene mundesi votimit, i nje rendesie te madhe per cdo qytetar shqiptar. Lufta kunder korrupsionit eshte e duhet te jete beteja kryesore ne cdo vend te lire. Dje po ndiqja nje seminar mbi krimin e organizuar dhe funksionimin e Gjykates se Krimeve te Renda. Propozimet ishin shume te drejta. Perse te mos e shpallim korrupsionin veper te rende? Nuk ka asgje me te vetedijshme, asgje me te demshme e me te organizuar, nuk ndodh kurre me nje autor, pra, eshte ne definicionin e krimit te organizuar. Mendoj se duhet ta bejme plotesisht edhe kete hap dhe une e ftoj zotin Rama, pasi kjo do te ishte ne interesin me te mire te vendit. Krahas teknologjive, transparences, ne duhet te konsolidojme praktikat ndeshkimore kunder tij. Ne parlament jane derguar edhe dy ligje te tjera per konfliktin e interesit dhe deklarimin e pasurive. Edhe keto dy ligje i japin dimensione te reja ketij procesi. Mos harroni se kjo qe po bejme perfshin teresisht sektorin publik dhe sigurisht qe eshte pjesa me e rendesishme, por lufta kunder korrupsionit ne Shqiperi ende nuk eshte shtrire ne sektorin privat. Edhe ne kete sektor ka, por nuk mund te shtrihesh atje pa konsoliduar fuqishem kete lufte, ne sektorin publik.

Lidhur me kerkesat e partive te vogla, aleate si te PS, ashtu edhe te PD. Bashkekryetari socialist i komisionit per reformen zgjedhore ka thene se ishte PD-ja, ajo qe nuk donte te merrte parasysh kerkesen per korrektimin e sistemin zgjedhor. Si qendron e verteta?

Po e shpjegoj me nje shembull. Gjate periudhes se dialogut per presidentin, u ula me zotin Rama dhe zotin Ruci. Nje bisede e shtruar dhe gjykoj se ai proces sherbeu shume vendit. Ne menyre te papritur, kur, sapo zoti Shpetim Idrizi permendi emrin e Fatos Nanos, Gramoz Ruci kercen e me thote mua se nuk isha dakord me Nanon. I them se qendrimin tim e kam bere publik, se Nano eshte lider historik i se majtes dhe po te jete per kete, votoja nje figure historike te se djathtes e nuk mund te votoja figure te se majtes. Ti, i them zoti Ruci, para nje jave drekove 4 ore me zotin Nano. Po, me thote Ruci, por Nanos i thashe se cfare sherbimesh i ke bere PS-se dhe cfare sherbimesh i ke bere Berishes. Kete shembull e permenda per te nxjerre ne pah te vertetat e deklaratave te tyre, pasi e kane me te lehte te akuzojne Berishes per gjithcka. E verteta eshte se ne reforme ju eshte permbajtur rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. Nuk ka qene nje proces i thjeshte, por mjaft i komplikuar. Fatmiresisht u gjet gjuha e perbashket dhe pretendimet e tyre per perdorimin e mjeteve elektronike u rriten dhe ne i pranuam. Ndonese ne pranuam shume gjera, pasi jemi per koncesione e kompromis. Duhet te jemi te sinqerte se ky ishte nje kapitull qe kerkonte ndofta nje kohe shume me te gjate. Keshtu te pakten folen njeri me tjetrin ata qe u moren me reformen. Pastaj se c'ju thone juve eshte si shembulli qe dhashe me lart.

Persa i perket kerkeses se partive te vogla per korrektimin kombetar te sistemit, ka mundesi te merret parasysh ne vjeshte te ketij viti apo vitin qe vjen?

Por a kam une, tager te flas per nje reforme qe mezi e kryem, per shkak te nje atmosfere, ku cdo germe shihej me lupe. Une jam shume i kenaqur qe u perfundua, por nuk ka qene proces i thjeshte. Ishte nje proces hektik. Me gjithe deshiren qe mund te kem, une nuk kam tager te them se do te hapet serish reforma. Po ta kisha shkruar une ate ligj, do ta shkruaja dhjete here ndryshe.

Si i gjykoni zerat kritike se fundmi, te dy deputeteve tuaj, per nje rithemelim te PD-se dhe kerkesen per ndryshime te thella ne qeveri?

Partia Demokratike eshte parti e fjales se lire. Nuk ekziston kurre ne kete parti dhe nuk do te ekzistoje tendenca me e vogel e trysnise mbi mendimin e fjalen e lire. Ne e kemi faktuar kete. Ju e dini te gjithe se kur vjen puna per te folur, ne krahun tjeter, nje pergjigje pa leje nuk jua japin. Une ju ftoj ta kundershtoni kete, ne emer te respektit per fjalen e lire.

Ajo qe opozita po tenton eshte jo vetem te ndryshoje Kushtetuta per imunitetin, por edhe per ceshtje te tjera. Do te ishit i gatshem per kete? A ka nevoje Kushtetuta per nderhyrje te tjera?

Une gjykoj se per Kushtetuten e Shqiperise nuk ka ne menyre kategorike vecse komente e vleresime nder me pozitivet. Ne vitin 2008, me zotin Rama, ne beme nje reforme kushtetuese qe une do ta quaja te nje rendesie shume te madhe per vendin. Por ai eshte si puna e haxhi-pishmanit, pendohet per cdo veprim qe ben. Une nuk pendohem. Kur del gabim, une mbaj pergjegjesi. Pendimi nuk sherben. Tani, ai thote se eshte ngutur. Serish nuk eshte i sinqerte. Nuk u ngutem, por eshte punuar kater muaj per to, me grupet e mirebesimit. Mund te kete qene procedura ne fund, por puna ka qene shume mujore. Kushtetuta, me ato ndryshime, ju garantoj se eshte sot nje nga dokumentet me te shkelqyer ligjor per te drejten kushtetuese moderne. Por qe ta bejme Kushtetuten si vegun e Penelopes, e kam deklaruar kete nuk mund ta bej. Po, imuniteti eshte nje standard i tepert ne Kushtetute, sepse imuniteti ka ardhur duke u hequr progresivisht, derisa sot ka vende qe kane zero imunitet. Nuk mund te kerkosh tani, per ta shperbere Kushtetuten mbi bazen e pendeses, qe ne fakt ia induktojne te tjeret, sepse thelle ne vetvete ai nuk mund te kete. Une besoj se ai ka qene nje akt shume mire i medituar.

Ne rastin hipotetik, nese do te kete humbje, z. Berisha do ta kemi kryetar te PD?

Edhe nje here, une do te marr te gjitha vendimet qe do te diktoje sovrani dhe do t'i marr ato, me vendosmerine me te madhe.

Partite e vogla, midis te cileve edhe aleate tuaj, e kane cilesuar pazar, kete marreveshje, qe nuk sjell permiresime, por eshte bere per t'i hedhur hi syve nderkombetareve. Duke parasysh qe celesi i suksesit ne procesin zgjedhor varet shume nga madhesia e koalicioneve, mendoni se do keni probleme?

Aleatet i garantoj se u perpoqa te bej me te miren e mundshme, por kapitulli i aleances me ta eshte nje kapitull luajaliteti, besnikerie e mirekuptimi. Qe nga dita e pare qe jam ne politike e gjer me sot, po t'u referohesh mediave kundershtare dhe jo vetem, nuk do te gjeni kurre ne to, nje fjali te vetme se Sali Berisha na tradhtoi. Une kam besimin tek aleatet dhe jo tradhtine ndaj tyre, ndaj do te bej gjithcka per te konsoliduar koalicionin me te shkelqyer ne zgjedhjet e ardhme.

Lidhur me reformen parlamentare, a do pranohen kerkesat e PS?

Te gjitha kerkesat e PS-se jane pranuar, pervecse nje kerkese. Rama kerkon qe lideri i opozites te sanksionohet ne Kushtetute me te njejten te drejte me kryeministrin. Por ketu ka nje problem. Per shembull ne Shqiperi, lideri i opozites nuk eshte ne parlament. Kryetari i grupit parlamentar nuk eshte lideri i opozites, eshte kryetar i grupit parlamentar. Per arsye te kuptueshme te funksionimit te parlamentit, ne raste te perseritura kryetari i grupit eshte i detyruar t'i jape kohen e tij nje deputeti qe eshte ekspert i nje fushe te caktuar. Por a mund te shnderrohet funksioni i kryeministrit ne nje funksion kaskade, deri te thyeje te rrezohet diku. Kjo nuk eshte per Sali Berishen, por per vendin. Ndaj nuk e ka kete asnje vend. I kam kerkuar zoti Rama qe ekspertet e tij te studiojne kushtetuta te botes dhe nese e gjejne ne nje vend te tille, une jam plotesisht dakord. Permendin Britanine, por Britania eshte me sistemi me i vjeter ne Europe, te cilin nuk e praktikon dot asnje vend tjeter. Ai funksion teresisht mbi bazen e tradites dhe dihet fakti qe nuk e ka te sanksionuar ne Kushtetute. Ndaj ne rast se ai e gjen nje vend qe e ka te sanksionuar ne Kushtetute, nje te drejte te tille, une edhe kete do ta pranoj. Ne te kundert, une nuk mund te krijoj Kushtetute sui generis, sipas llojit. Me kerkon qe te ndryshojme Kushtetuten per Gramozin, gje te cilen nuk e kerkon vete Gramozi. Megjithate jane bere leshime te shumta.

Me arritjet e deritashme, a ka shprese qe ne te marrim nje pergjigje pozitive per statusin e vendit kandidat ne tetor?

Lidhur me statusin ky eshte nje proces kompleks. Eshte e rendesishme qe ne te bejme cdo perpjekje. Kerkesat jane ne interesin ne te mire te shqiptareve dhe ne po punojme per to. Por Brukseli eshte nje kopsht, dera e te cilit ka 28 celesa. Ndaj e kuptoni vete se ky eshte nje proces jo kaq i thjeshte.

Ju folet per nje koalicion te shkelqyer ne 2013, a do te jete partia e zotit Topi pjese e tij?

Historiku i krijimit te kesaj force eshte nje enderr e Edi Rames. Une nuk mund t'ia marr endrren Edi Rames, se jam njeri qe i respektoj endrrat. E degjuat kur tha se me dukej si byro politike, por kur ishte vete zevendeskryetar i Byrose Politike, nuk i dukej e tille dhe kur nuk ishte me, tha aty me dukej si byro politike. Te mos ia prekim endrren Edi Rames! T'ia leme sic e ka!

Ju thate se Edi Rama eshte aleati juaj, pasi shkon ne kahun e kundert te asaj qe ju do te donit, te jetegjatesise te kesaj qeverisje. Do te thote se jeni lodhur ju nga qeverisja e do te donit te nderronit kah me Edi Ramen?

C'eshte e verteta thashe nuk ia dua ate ndihme. Persa i perket lodhjes apo clodhjes, ato jane nje fenomen i perditshem normal. Por pasioni nuk ndjen as lodhje, as clodhje. Pasioni per ate qe beson ne programin qe zbaton, te ben qe keto te dyja t'i kesh ndry ne banesen e harreses. Por them se cfare do t'u thote zoti Rama qytetareve socialiste dhe atyre shqiptare, per ceshtjen e imunitetit. Sigurisht, imuniteti, ne radhe te pare, eshte i padeshirueshem, kur ate e ka qeveria. Sigurisht, imuniteti, ne radhe te pare, eshte shume i padeshirueshem per qytetaret, kur ate e ka mazhoranca. Nuk ka politikan modern e te qyteteruar qe te thote se nuk heq imunitetin, pasi eshte si te thote publikisht me falni se kam pak dore. Tha Berisha flet per keshillin e miliardereve, por miliarderet i ka ne qeveri. Atehere perse i mban me imunitet ata ne qeverine time, si do jua shpjegosh socialisteve se po mban qeverine me imunitet. Nese do ta votonin, 99 perqind e qytetareve shqiptare, ne mos me shume, do te ishin per heqjen e imunitetit per politikanet e zyrtaret e tyre. Keto i japin pike atij qe mbeshtet variantin qe eshte ne interesin e qytetareve. Une nuk dua absolutisht ta bej imunitetin, ceshtje kredibiliteti politik, por ne e pranuam ate qe kerkoi: ndryshime ne Kushtetute. Ndaj sollem ne parlament draftin fjale per fjale e germe per germe sic e kane prure ekspertet e huaj. Atehere perse duhet ta kapin me dore, qe ta shqiptarizojme? Ajo qe fiton eshte opozita se ka perballe nje qeveri, e cila eshte pa imunitet. Ne fund te fundit, kush i administron fondet e vendit - administrata, qeveria. Une nuk them se opozita mund te mos abuzoje me te, por gjeja me e pakonceptueshme eshte te mos e votoje heqjen e tij. Besoj ju kujtohet qe ne vitin 2003, ne cuam ne parlament projektligjin per heqjen e imunitetit, pasi na takonte ta benim kete se ishim ne opozite dhe nuk mund te ishim opozite, nese nuk benim nje veprim te tille. Une shpresoj shume qe opozita te ulet se bashku me ne e ta votojme, ashtu sic arritem reformen zgjedhore. Ky eshte nje ligj i mrekullueshem. Ju lutem lexojeni edhe ju. Vetem mbani parasysh nje moment, per te mos u ngaterruar, se te gjithe imunitaret gjykohen nga Gjykata e Larte dhe ne qofte se parlamenti kerkon t'i kundervihet Gjykates se Larte, atehere kjo eshte absolutisht deshmia me flagrante e vendimit te tij per te marre pushtetin gjyqesor. Ne qofte se parlamenti i njeh vetes te drejten te hedhe poshte vendime, ai behet gjykates, merr pushtetin gjyqesor. Megjithate ligji i ka dhene te drejten parlamentit qe, nese shihet se mund te abuzohet per ta demtuar politikisht funksionimin e tij, ta riktheje. Ky eshte nje propozim i shkelqyer. Mendoj se nuk ka mbetur gje ne kete ligj, as per kryeministrin, as per zotin Rama, por ka mbetur qe t'i falenderojme shume ata qe sollen Pas zgjedhjeve te 2013, ne rast humbjeje, cfare do te beje Sali Berisha?

Edhe si Kryeminister, edhe e si kryetar partie, une shkoj ne keto zgjidhje me vendimin pare te pandryshuar te pranoj verdiktin e qytetareve shqiptare. Se dyti, kur njeriu imagjinon te paimagjinueshmen eshte puna e tij, por te garantoj se ne politiken e ketij vendi, cfaredo qe te votojne qytetaret shqiptare, une do t'u them faleminderit, sepse jam shume, shume i detyruar ndaj tyre. Jam i bindur se do votojne per vazhdimin e projektit qe kemi perpara, per nje mandat te paprecedent ne histori, por cdo verdikt qe do te japin do te respektohet me vendosmerine me te madhe.

Ju flisni shpesh per ekonomine shqiptare qe i ka rezistuar krizes ne eurozone e me gjere, por nderkohe mes qytetareve, tregtareve ka nje pakenaqesi per renie te konsumit. Keto dy qendrime qe nuk perputhen. Keni menduar se kane si baze nje shkeputje tuajen nga realiteti?

Per ekonomine shqiptare, une preferoj te flas me te dhena te institucioneve nderkombetare. Jo se nuk e di qe ne kete vend jane nje numer i konsiderueshem qytetaresh pa pune dhe se ata robtohen ne hallet e dertet e perditshme te tyre, me dhimbje te panderprera. Jo se nuk e di se ka biznese, te cilat falimentojne. Jam i vetedijshem se ka biznese qe perballem me arbitraritete administrative. Por te gjitha keto nuk mund te permbysin faktet se ekonomia shqiptare ka pasur nje rritje, sipas Komisionit Europian, kater here me te madhe se mesatarja e rajonit dhe kjo eshte nje arritje e jashtezakonshme per shqiptaret. Imagjinoni sikur kjo rritje te ishte kater here me e vogel. Dhe une po flas me te dhenat e institucioneve nderkombetare. Te gjitha keto ekzistojne, por fakti eshte se dy raportet e fundit, nder me seriozet ne bote, pohojne se ne Shqiperi nuk u rrit, por u ul papunesia. Te gjitha keto qendrojne, por fakt eshte se ne Shqiperi, vitin e kaluar u investua mbi nje miliarde dollare dhe konvertojini ato ne vende pune, ne paga. Kjo perben edhe nje nga faktoret kryesore perse kjo ekonomi ka rritje. Pra, keto qe themi ne kane nje konfirmim te gjithanshem. Une nuk besoj se keto nuk jane suksese te medha, ne kontekstin e nje kohe te krizes se madhe. Referohuni rrogave e pensioneve. Rritje misterioze rrogash, thote makineria e Partise Socialiste. Po perse misterioze?! Rrogat do te rriten ne vleren qe eshte thene dhe me kete rritje, Shqiperia le mbrapa dy-tre vende te Bashkimit Europian ne rrogen mesatare. Pensionet do te rriten, ne nje kohe kur jo nje, por disa vende i kane ulur me 20, 40 perqind, sipas rastit. Une nuk them se kriza nuk ndikon, por e verteta eshte se ekonomia shqiptare po reziston. Rastet qe ju thoni nuk mund te pergjithesohen. Jane raste pa diskutim. Nga ana tjeter, ne qendrojme te bejme gjithcka per te fuqizuar sektorin privat. Raporti i Komisionit Europian thote se, ne qofte se punesimi ne sektorin shteteror u ul me 0.6 perqind ne vitin 2011, punesimi ne sektorin privat u rrit me 5.5 perqind. Ne kemi nje platforme te drejte e model te qendrueshem. Ndersa modeli qe ofron rivali opozitar eshte te anuloje te gjitha koncesionet e investimet e huaja. Ka ndonje opozite kund ne Europe qe te beje nje deklarate te tille? Ishte kjo opozite qe u mor gjashte muaj me koncesionet e hidrocentraleve dhe nuk arriti te faktoje qofte edhe nje akuze te vetme. Kjo eshte politika e opozites, ndersa une shkoj ne cdo qoshe te vendit dhe inauguroj hidrocentrale, ne saje te asaj politike qe i besuam dhe e implementuam. Ai thote se do te anuloje gjithcka ne keto investime. E pyes, po nje miliarde dollare te kthyera ne vende pune, do t'i shtetezosh? Nuk e gjykoj te drejte kete politike. Problemi eshte shume serioz. Me keto qendrime, opozita shnderrohet ne nje kahje, qe une nuk e dua, ne nje aleat te jetegjatesise se ketij pushteti. Te gjithe ata qe e degjojne se do te anuloj kete dhe ate, thone: Zoti na ruajt nga kjo opozite!

Ju thoni se kriza ekonomike nuk e ka perfshire ekonome shqiptare, por eshte e pranishme ne Europe. Per te shmangur pasojat e saj, keni parashikuar politika favorizuese per biznesin kryesisht ate te vogel, si pjese e rendesishme e ekonomise, per mos i falimentuar keto biznese?

Une besoj se Shqiperine nga kjo krize, e cila ka qene kriza me e stuhishme dhe me e fuqishme qe nga vitet '30-te te shekullit qe shkoi, e ka mbrojtur modeli ekonomik qe ne vendosem. Model, i cili ka si parim kryesor: mbeshtetjen maksimale te biznesit. Ne kete kontekst, dua ta theksoj se te gjitha reformat qe ne ndermarrim kane parasysh para se gjitha e mbi te gjitha, biznesin. Ne kemi vendosur disa nga praktikat me moderne qe ekzistojne ne Europe, ne raport me biznesin. Ne kemi vendosur barren fiskale me te lehte. Por kemi potenciale te tjera te medha, qe pa diskutim do shpalosen. Jam plotesisht dakord qe ky biznes eshte i vogel ne xhiro, por eshte shume i madh per vendin, eshte punesuesi kryesor e kjo jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vende te zhvilluara. Ne do te bejme gjithcka per te dhe per bizneset e tjera. Dallimi eshte se para gogolit te takses marksiste, do te jene masat qe do te zgjerojne me tej lirine fiskale. Ne qofte se ka nje faktor qe e ka sjelle boten ne kete krize te tmerrshme eshte evazioni i madh fiskal, i diktuar nga taksa progesive. Une i besoj shume kesaj. Ndaj, me tej do kemi masa te tjera lehtesuese, por po pres qe kundershtari te shpalle taksen e tij marksiste dhe nivelin e saj, ne menyre qe t'i pergjigjemi me stimulin e lirise fiskale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›