E Enjte, 5 Nëntor 2026

Guterres: Rusia nuk mund ta pushtojë Ukrainën shtëpi më shtëpi!

Rusia nuk mund ta fitojë luftën e saj në Ukrainë, deklaroi të martën sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pasi bëri thirrje për bisedime të menjëhershme për paqen.

“Ukraina nuk mund të pushtohet qytet më qytet, rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi. Ka mjaftueshëm arsye në tavolinën e bisedimeve për të ndërprerë armiqësitë … dhe për të negociuar me seriozitet, tani”, tha Guterres në Nju Jork.

“Kjo luftë nuk mund të fitohet. Herët a vonë, ajo do të duhet të kalojë nga fusha e betejës në tavolinën e bisedimeve të paqes… Vazhdimi i luftës në Ukrainë është moralisht e papranueshme, politikisht e pambrojtur dhe ushtarakisht e pakuptimtë”, shtoi ai. (Sipas ATSH).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›