Guti: Kristiano Ronaldo është më i miri në botë
Ronaldo u transferua nga Mançester Junajtid për te Reali për shumën faraonike të 94 milion eurove gjatë merkatos së verës. Por megjithëse portugezi ende nuk e ka treguar formën që kishte kur luante në “old Traford”, Guti është optimist se shumë shpejt Kristiano Ronaldo do të arrijë formën maksimale.
“Kristiano është futbollisti më i mirë në botë,”- deklaroi mesfushori spanjoll për “TVE”.
Reali shpenzoi shifra të konsiderueshme për të ndërtuar një skuadër kompetitive, në mënyrë që t’i japë fund dominimit të Barcelonës dhe Guti thotë se ekipi i tij është më i fortë se Barcelona këtë vit.
“Kjo është një nga skuadrat më të mira tek të cilat kam bërë pjesë dhe ne jemi gati të luftojmë në të tre frontet - nënvizoi ai -. Besoj se Reali ka një skuadër më të mirë se Barcelona. Do të më pëlqente të luaja në finalen e Ligës së kmpionëve në “Bernabeu” kundër Barcelonës, apo kundër kujtdo qoftë.”