E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia ish-anëtari i bandës së Durrësit

Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, në ngarkim të shtetasit Kristjan (Gazmend) Begu, për veprat penale të “vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative”.

Begu, gjatë viteve 2002 dhe në vazhdim ka qenë inkuadruar në organizatën kriminale që drejtohej nga shtetasi Klodjan Saliu dhe Indrit Dokle.

Në shkurt të 2005-s, është vrarë me armë zjarri shtetasi Klodjan Saliu, dhe drejtimin e organizatës më pas e mori Indrit Dokle, për vrasjen e Saliut dyshohej se ishte kryer nga shtetasi Lulëzim Berisha në bashkëpunim me shtetasit Indrit Taullaj dhe Plaurent Dervishaj.

Si hakmarrje shtetasit Indrit Dokle dhe Kristjan Begu, përgatisin një plan për të realizuar vrasjen e shtetasit Lulëzim Berisha. Në prill të vitit 2005 shtetasit e ngarkuar për kryerjen e krimit po udhëtonin me makinë të armatosur, në kohën që po përgatiteshin të kryenin aktin kriminal janë zbuluar nga policia, në ato momente kanë braktisur makinën dhe janë larguar me shpejtësi duke lënë armët në makinë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›