Guti pensionohet në Real

Mesfushori i Real Madridit, Guti, ka insistuar se është i lumtur në Santiago Bernabeu.
Guti spekulohej se mund të kalojë në Bolton Wanderers ose Inter, gjatë këtij afati kalimtar të janarit, mirëpo ai ka theksuar se nuk ka biseduar me asnjë klub rreth transferimit, pasi dëshiron të mbetet në kryeqytetin spanjoll.
“Nuk kam marr asnjë ofertë për t’u larguar nga Reali, gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Nuk kam ndërmend të largohem, sepse dua të përfundoj karrierën këtu”, deklaroi Guti.