E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sport: Raul largohet nga Real Madrid në fund të sezonit

Reali i Madridit eshte shume prane humbjes se nje prej legjendave te tij te dy dekadave te fundit, pasi kapiteni Raul Gonzales Blanko ka vendosur te largohet ne fund te këtij sezoni. Lajmi eshte bere i ditur nga e perditshmja spanjolle “Sport”, e cila ka sqaruar se Raul do t’i jape fund aventures se tij me skuadren madrilene pas 15 vitesh te shkëlqyera dhe destinacioni i tij i ardhshem do te jete kampionati amerikan i futbollit.

Sulmuesi 32 vjecar, i cili ka fituar te gjithe trofete e mundshem me
Realin e Madridit nuk po gjen hapësira ne kete sezon dhe ka luajtur
vetem gjashte ndeshje si titullar. Po ashtu, Raul nuk ka nje raport te
mire me trajnerin Manuel Pelegrini dhe kjo situate ka bere qe ai te
vendose te largohet ne fund te këtij kampionati. Po sipas gazetes
“Sport” sulmuesi pritet te ndjeke shembullin e shume emrave te tjere te
mëdhenj te futbollit, per t’u transferuar ne kampionatin e futbollit ne
Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nese kjo do te zyrtarizohet atehere
futbolli evropian pritet te humbase nje prej lojtareve te tij me te
mire.

Raul Gonzales Blankos debutoi me Realin e Madridit ne vitin 1994 dhe qe
atehere u kthye ne nje legjende me klubin madrilen me te cilin ka fituar
6 here kampionatin spanjoll dhe 3 here Ligen e Kampioneve. Po ashtu,
Raul eshte lojtari qe ka shenuar me shume gola per Realin ne Evrope si
dhe golashënuesi me i mire i kombëtares spanjolle.

Nertan Prifti

< I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›