Mancini: Robinho do të qëndrojë te City

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se Robinho dëshiron të mbetet te klubi anglez.
Braziliani spekulohet se është në rrugë për të kaluar te Barcelona në sezonin e ardhshëm, por ai ka besimin e Mancinit.
"Robinho ka nevojë vetëm për qetësi dhe gola. Nëse dëshiron të fitojë, ai e ka gjetur ekipin e duhur dhe pavarësisht thashethemeve, ai nuk më ka thënë se dëshiron të largohet", ka thënë Mancini.