E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zarate, i kërkuar në Premierligë

Mauro Zarate mund të kthehet në Premierligë, pasi kërkohet nga “disa klube të mëdha”, sipas menaxherit të tij, Barry McIntosh.

Arsenal spekulohet të jetë i interesuar për yllin argjentinas, i cili thuhet se kërkohet edhe nga Manchester City dhe Chelsea. Zarate ka shkëlqyer në Itali me Lazion, ku erdhi më 2008, pas një periudhe të huazimit në Birmingham City.

“Mauro e adhuron Premierligën. Ka interesim të madh për ne. Nuk mund t’i përmend emrat e klubeve, por janë klube të mëdha”, tha McIntosh, për skysports.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›