Guvernatori amerikan i Shqipërisë
Këto ditë të gjithë ndoqëm një risi në politikën shqiptare, e cila ka lidhje me prononcimet, mëtimet e ambasadorit amerikan në raport me politikën dhe politikanët aktualë shqiptarë – si asnjëherë tjetër më parë – veprime të cilat kulmuan me disa prononcime të ngjeshura të tij me rastin e 20-vjetorit të rihapjes së Ambasadës së SHBA në Tiranë më 4 tetor 1991. Në fakt, ambasadori në detyrë, z. Arvizu, qysh ditët e para të fillimit të detyrës është shquar si një diplomat tepër aktiv dhe më shumë i drejtpërdrejtë në mendimet e tij në raport me paraardhësit e vet. Midis një stili të tij personal dhe një zbatimi të programuar të disa objektivave zyrtare përgjatë mandatit të tij, duket se ka gjasa të jetë kjo e dyta motivi që i udhëheq veprimet e tij de fakto imponuese. Pozicioni i SHBA dhe objektivat e saj për Shqipërinë e shqiptarët e pas pak viteve mund të jenë impresionuese, ndaj dhe politika amerikane synon ta forcojë kohezionin e shqiptarëve nëpërmjet rritjes së profilit të vet ndikues dhe autoritar mbi politikën dhe ekonominë ku veprojnë shqiptarët. Kjo rritje e profilit të ndikimit amerikan mbi të gjithë shqiptarët mund të ketë lidhje me axhendën e elitës çifuto-kristiane mbi Shqipërinë dhe caktimin e dirigjimit operacional të kësaj detyre nga elita te SHBA-të, për shkak të nevojës për një fasadë institucionale dhe për shkak të proamerikanizmit të thekshëm të shqiptarëve. Vetë z. Arvizu ka deklaruar se në ngjarjet para dhe gjatë 21 janarit ka pasur në vendin tonë celula antiamerikane, që ai i njeh, ashtu si edhe teleshikuesit e intervistës së tij. Z. Arvizu deklaroi se ndoshta 4% e shqiptarëve (kjo përqindje nuk është kaq e thjeshtë dhe ka nevojë për diskutim kur flitet për treva të ndryshme shqiptare në varësi të ndikimeve religjioze) mund të jenë antiamerikanë të drejtuar. Kur huazon këtë shprehje nga gazetaria e pushtetit, z. Arvizu ka parasysh fillimin e manifestimit rozë të 21 janarit nga Rruga e Elbasanit, çka simbolikisht synonte të tregonte se thirrjet dhe parullat e hedhura përgjatë rrugës me destinacion Kryeministrinë vlenin jo vetëm për qeverinë Berisha, por edhe për Ambasadën Amerikane. Personalisht nuk e besoj se te PS mund të ketë ndonjë bërthamë a celulë antiamerikane të qëndrueshme dhe me baza ideologjike a gjeopolitike rajonale, por mendoj se janë disa njerëz të ngutur e të etur për pushtet, të cilët nuk e kuptojnë mirë shahun e politikës, të axhendave dhe të marrëdhënieve diplomatike; gjithashtu, kjo celulë nuk e kupton dot mirë idenë e gjeneralit dhe filozofit të madh kinez, Sun Tzu, i cili thotë se një komandant i mirë duhet të dijë të presë kur ti vijë koha për fitore. Shpeshherë ka fitore të mëdha nga zbatimi i artit të të priturit, fitore të cilat srealizohen dot kurrë me beteja dhe sulme egërshane drejt piedestalit të fitores.
Edhe pse z. Arvizu ka folur këto ditë për shumë çështje dhe figura politike shqiptare, për të cilat ia vlen pothuajse nga një koment i veçantë, ajo që spikat është ftesa publike dhe insistimi i tij këmbëngulës në drejtim të zbutjes së tensioneve politike midis figurave kryesore institucionale dhe joinstitucionale, por që kanë një peshë reale për të ndikuar mbi ngjarjet dhe njerëzit këtu. Kulmon ftesa e tij publike për disa njerëz të politikës për tu takuar, qoftë edhe në shtëpinë e tij. Në fakt, shpeshherë, mjaftojnë marrëveshjet midis pak burrave që më pas të vijë historia, që vazhdon me elementet teknike të zbatimit, e cila ecën mbi piketat e trasesë që ata vendosin në takime informale e miqësore. P.sh., në SHBA, nga një takim i tillë informal i fshehtë midis 6-7 bankierëve dhe një senatori, që është mbajtur më 1913-n në Jekyl Island, doli Fed-i (Federal Reserve System) ose Banka Qendrore private e SHBA-ve, një nga institucionet më të rëndësishme të të gjitha kohëve në botë. Në këtë kuptim, ftesa e z. Arvizu, si një ambasador i superfuqisë së vetme botërore, nuk do të kishte ndonjë kuptim të keq. Por, deklarimi publik i ftesës ishte risia e papritur dhe një fryt i hidhur për politikën shqiptare, moda e së cilës vazhdon të jetë futja në transhe. Ndoshta të dy liderët kryesorë blu e rozë, që janë takuar, kanë komunikuar e kanë kryer disa ujdi në intimitet profesional, nuk e kanë pëlqyer stilin publik me sfond regjisoral dhe me protagonizëm të qëllimtë nga ana e z. Arvizu për dy shkaqe: a)së pari, dy liderët tanë, konform traditës e modës, duan të ruajnë imazhin armiqësor ndaj llogores përkundrejt m.q.që të mbajnë lart adrenalinën dhe karikimin e militantëve të tyre në fushata zgjedhore; b)realisht Berisha, por edhe natyra e Ramës, nuk pranojnë dikë që ti zërë për veshi në sy të publikut e ti ulë si fëmijë kopshti për të bërë një ujdi politike afatmesme dhe për të firmosur një road map. Për Berishën duket se kjo ujdi është e parakohshme. Ai mendon se ende nuk është në pozitat e Nanos në vitin 2002. Ose ndoshta ai nuk është aq frikacak sa Nano më 2002-shin dhe kuturis edhe për një mandat të tretë. Kurse Rama, së pari ka nevojë të marrë tani legjitimimin e Berishës nëpërmjet debatit me të si lider i opozitës para kongresit të PS; Berisha luan rolin sikur nuk pranon tia japë atij këtë legjitimim, por, nga ana tjetër, ai sdo të pranojë të diskutojë ndonjë road map të pakëndshme për të, të përgatitur nga Uashingtoni, anipse deri më sot ai ka marrë vlerësimet më të larta si politikan nga ana e z. Arvizu. Por për të mos pranuar rolin e tij si fëmijë kopshti dhe në koherencë me synimet e pikës së parë më lart, z. Rama nuk pranon të jetë mysafir publik në shtëpinë e atij që do të dukej kështu si guvernatori real i Shqipërisë, si një Warren Hastings i Bengalit, si një Jakomon a Nojbaher modern. Ndërsa z. Berisha, i cili, edhe ky nuk e dëshiron të trajtohet si çun i vogël dhe nuk dëshiron të bëjë ndonjë ujdi në prani të një kauboji modern si z. Arvizu, së cilës do ta ketë të vështirë ti rrëshqasë, gjithashtu, nuk do të dëshironte një kompromis afatmesëm dhe një axhendë me Ramën, ashtu siç kishte bërë me të Nano më 2002-shin, tre vjet para zgjedhjeve, kur lëshoi mandatin. Duket qartë se synimi i z. Berisha është qeverisja deri në vitin 2017. Por, po të shihet në këtë prizëm, ka një ndryshim në sjelljen e z. Berisha dhe të z. Rama kur vjen puna te detajet që kanë peshë. Z. Berisha është i lirë në miell, ndërsa z. Rama është i shtrenjtë në byk. Në festën e datës 4 tetor, kur nuk do të nënshkruhej ndonjë marrëveshje, por thjesht do të kishte një show me një shtrëngim duarsh si një simfoni për takimin në shtëpi, z. Berisha, znj. Topalli dhe z. Topi pranuan të shkonin jo me shumë qejf (a e patë se si belbëzoi nga sikleti, si rrallëherë, z. Berisha?) publikisht rreth 30 minuta para në takim, duke e pranuar de facto guvernatorin Arvizu; ndërsa z. Rama, i cili duket se ende nuk shihet nga SHBA si një politikan i maturuar, synoi tu tregonte njerëzve se ai nuk është çun kopshti që merret për dore nga askush dhe se kur të qeverisë ai Shqipërinë, vendi i shqiponjave do të jetë një vend sovran e me një kushtetutë realisht të zbatueshme. Z. Arvizu luajti një rol të qartë si protagonist i fuqishëm në ngjarjet e 21 janarit, duke u bërë një patericë e fortë në rezistencën e strukturave të rendit dhe qeverisë ndaj protestuesve të dhunshëm e të organizuar për të qenë të tillë. Në një shtet të NATO-s do të ishte e turpshme një semi coup detat. Gjithashtu, z. Arvizu, me prononcimet e tij paraelektorale në muajt mars e prill të këtij viti, gati të hapura, kundër rizgjedhjes për herë të katërt të z. Rama si kryebashkiak dhe me qëndrimet e tij pas numërimit të kutisë së fundit në favor të rinumërimit – akt të cilin në fillim se shkonte nëpër mend as z. Berisha, e jo më z. Basha (a e mendoni se do të dilte kush kundër vullnetit të tij nëse z. Arvizu do ti jepte dorën z. Rama pas fitores së tij me 10 vota tepër?), ndikoi
