E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guvernatori i BSH-së, Fullani lë të hapur rikandidimin

Në fund të mandatin të tij 7-vjeçar Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë pranoi se do të ketë një rikandidim të tij. Guvernatori i Bnkës së Shqipërisë u shpreh se gjithsecili do që ti coj deri në fund sfidat e tij dhe se një aktivitet nuk ka një limit.
 

“Çdonjeri ka dëshirë të çojë përpara sfidat e tij. Dëshiroj të përmend një shprehje të madhe të një prej presidentëve amerikan që thotë se nuk ka limit në aktivitetitn e njeriut. E rëndësishme është që, ajo që ai bënë të shihet si kontribut i shtuar, pavarësisht se kujt i shkon benefiti”, u shpreh ajo.
 

Ndërkohë nuk mungoi apeli për kujdes në lidhje me nivelin e borxhit publiK, stabilitetin financiar dhe për mbajtjen e tyre në parametrat e duhura. Guvernatori Fullani deklaroi gjithashtu se ka vazhduar rritja ekonomike edhe pse nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Ndërsa përsa i përket sistemit bankar dhe ndikimit të krizës greke, kreu i Bankës së Shqipërisë u shpreh se sistemibankar në vend është solid dhe i stabilizuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›