E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Ekonomia shënoi rritje pozitive

 Sipas tij, inflacioni për muajin korrik ka rezultuar 3.6%, duke diktuar kështu Këshillin Mbikëqyrës të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në  5.25%.

"Ashtu siç pritej nga Banka e Shqipërisë, presionet e kontrolluara inflacioniste kanë krijuar një ambient të favorshëm për reduktimin e shpejtë të efekteve inflacioniste të importuara dhe inflacioni bazë ka frenuar rritjen", tha Fullani duke shtuar se stabilizimi i pritjeve të agjendëve ekonomik për inflacionin janë reflektuar në moderimin e efekteve të raundit të dytë të inflacionit". Fullani tha se rritja ekonomike është e ngjashme me tremujorin paraardhës, duke mbetur nën ritmin e rritjes së ekonomisë shqiptare, ndërsa sistemi bankar shqiptar reflekton stabilitet dhe gadishmëri kreditimi.

Duke sjellë në vëmendje treguesit ekonomik për 3-mujorin e dytë të vitit, Guvernatori tha se "rritja ekonomike gjatë kësaj periudhe është mbështetur nga rritja e kërkesës së huaj dhe stabiliteti financiar dhe makroekonomik i vendit,  u mbështet nga rritja e aktivitetit tregtar, të ndërtimit dhe atij të bujqësisë". Kreu i Bankës Qendrore tha se gjatë kësaj periudhe kredia për individët u rrit 11,6%, ndërkohë që normat e interesit bankar të kredisë kanë shënuar norma të ponderuara dhe nuk do të ndryshojnë".

Fullani bëri me dije gjithashtu se eksportet shqiptare u zvogëluan me 2,5%, ndërkohë që importet shënuan rritje kundrejt 3 mujorit të parë të 2011. "Gjykojmë se kushtet monetare janë të përshtatshme për të stimuluar rritjen ekonomike dhe për të mbajtur inflacionin nën kontroll brenda objektivit të BSH-së", u shpreh ai. /Start/

                                                                                             2011-08-31 15:34
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›