Shkodër, arrestohen 2 të rinj, vodhën 3 ton skrap

2 të rinj, të cilët akuzohen për vjedhjen e 3 ton skrap, janë arrestuar nga policia e Shkodrës. 19- vjeçari Pepë Ndërvataj në bashkëpunim me 15-vjeçarin M. L dhe me shtetasin Mark Gështenja, janë kapur në flagrancë, pasi kanë bllokuar lëvizjen e trenit të mallrave, duke vjedhur 3 ton materiale skrap, në vagonat e trenit.
Gjithashtu nga struktuarat për hetimin dhe parandalimin e krimeve, po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve, të cilët dyshohet të jenë bashkëpunëtor të kësaj ngjarje.