E Shtunë, 31 Tetor 2026

ANKESA e INSTITUTIT, Pango, skandal me buxhetin: Për Monumentet, 150 mijë lekë

/>Hartohet lista e objekteve të trashëgimisë kulturore që do të restaurohen për gjashtë mujorin e parë. Vetëm 152.800 lekë për 21 objekte
Vetëm 152.800 lekë janë dhënë nga Ministria  e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve për restaurimet që do të kryhen në monumentet e kulturës gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2009. Kjo shumë, e cila është shumë e vogël në krahasime me nevojat që kanë këto objekte do të ndahet për 21 monumente kulture në të gjithë vendin. Në projekt restaurimi për këtë vit ndodhen Kalaja e Beratit si dhe lagjet Mangalem-Kala-Goricë, por dhe ura e vjetër e Goricës, Kalaja e Gjirokastrës, e Peqinit, e Durrësit, pazari i Korçës, sahati i Tiranës, kisha e Shën Sotirit etj, të cilat do të restaurohen gjatë këtij viti. Shuma që ka dhënë MTKRS është e pamjaftueshme dhe nuk mund ti plotësojë të gjitha nevojat që kanë për restaurim këto monumente kulturore. Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK), është institucioni që merret me ruajtjen dhe kujdesjen e këtyre monumenteve, por sipas specialistëve të tij ky fond nuk është i mjaftueshëm, prandaj ata shumë herë kanë kërkuar dhe ndihmë financiare nga donatorë të ndryshëm. Natyrisht që kjo mbështetje është e prekshme, por duhet shumë më tepër, sepse nuk ka monument që nuk është i rrezikuar në Shqipëri. Pra është e pamundur që të mbyllen të gjitha ato të çara, por me aq sa e shikoj unë në këtë buxhet, është ndalur në ato pika që janë të ndjeshme dhe të vështira. Por tashmë mendoj se duhet të dilet nga afati i përditshmërisë dhe të arrihet tek ai moment që parashikohen plane ndërhyrëse shumë më strategjike. Duhet të kemin parasysh që janë disa mjedise ansamble monumental si Gjirokastra, Berati, Butrinti, Apolonia, Shkodra etj. Pra nëse ne ndërhyjmë në Gjirokastër tek disa ndërtesa dhe lemë kalldrëmin,dhe kalanë kjo nuk është e mjaftueshme, por kjo varet dhe nga fuqia financiare. Me atë që është sugjeruar që në fillim, duke shpresuar që gjashtë mujorin tjetër do të ketë mbështetje akoma më të madhe, do të ketë një vazhdimësi në procedurë dhe do të ketë një vijimësi në ndërhyrje, padyshim të kemi një shans që kjo përvojë e krijuar tashmë të ruajë dhe të shpëtojë sa më shumë vlerat monumenteve të kulturës. IMK ka përgjegjësi dhe nga ana shkencore, shprehet Behar Gjoka specialist në IMK. Monumente e Kulturës janë pjesë  e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore kombëtare, por në shumë raste ato janë shkatërruar, gjë e cila ka ardhur si pasojë shkaqeve të ndryshme. Përveçse dëmtimit nga shkaqe natyrore shumë objekte të tilla në vendin tonë janë dëmtuar dhe nga moskujdesi dhe mospërgjegjësia e dy pushteteve qendror dhe ai vendor. Përplasjet mes tyre kanë bërë që në shumë raste dëmtimi në këto monumente kulturore të jetë i madh. Vërtetë që ka pasur dhe shumë probleme me monumentet kulturore, por unë mund të them që shumë monumente janë dëmtuar për shkaqe natyrore, për shkaqe moskujdesjeje dhe shkaqe njerëzore. Duhet të kemi parasysh që monumentet  ka raste që ndodhen në distanca shumë larg nga komunikimi, por kemi dhe një situatë përgjeshmërie të pushtet vendor me atë qendror. Ka shumë momente që ka nevojë për kombinim, për ndërhyrje ligjore për të rregulluar pozicionin e detyrimit. Nëse do të merrnim kryeqytetin, shumica e monumente që ndodhen këtu janë nën pronësi të Bashkisë së Tiranës, por ndërhyrjet bëhen nga IMK, që është pjesë e qeverisjes qendrore. Natyrisht kjo gjë reflekton herë-herë moskumunikim dhe moskujdes, dhe fatura në këtë rast nuk është si puna e rrugëve që bëhet keq dhe e riparon, ndërsa me monumentin kjo gjë është e pariparueshme dhe futen herë pas here interesa, të cilat mjediset qendrore apo lokale harrojnë se prishja e një monumenti është e pazëvendësueshme. Pra faktorët njerëzorë dhe ato pushtetarë duhet të jenë të tilla që të vetë ndërgjegjësohen shumë më tepër për vlerat e pakthyeshme. Monumentet e Kulturës nuk kthehen më. Ato janë dëshmi të cilat duan përkujdesjen e të gjitha palëve, shprehet specialisti Gjoka. Më tej ai shton se: Shumë incidente kanë ardhur si pasojë e mosakordimit të të gjithë faktorëve. Monumentet e Kulturës më tepër se sa detyrimi i institucioneve që u përkasin,janë detyrim i ndërgjegjes sonë kombëtare dhe qytetare që të shohim këto monumente. Një i huaj që vjen nuk është se mrekullohet shumë nga grataçelat që po ndërtohen, por ai ndalet tek ato dëshmi, të cilat nuk janë të bukura në pamje të parë, por ato kanë një bukuri të dëshmisë që i përcjellin brezave. Nga IMK mësohet se viti që lamë pas ka pasur përveçse sukseseve si hyrja e Beratit në UNESCO etj, dhe shumë dëmtime në monumente e kulturës, ku më të dëmtuarat janë në jug të vendit. Sipas specialistit Gjoka kjo ka ardhur dhe si pasojë e raporteve që janë krijuar për kujdesjen dhe ruajtjen e këtyre objekteve. Ka jo pak mjedise që është ndjerë rreziku, të cilat janë disa ndërtesa me vlera si në Gjirokastër, Sarandë, por kjo e fundit nuk ka se si të zbehi një kontribut të dhënë, por kjo nuk justifikon reagimin për të ndërhyrë dhe ti rregulluar këto raporte. Unë mund të them që monumentet e kulturës janë në atë gjendje që duan bashkëpërgjegjësi të qytetarit shqiptar, për ti parë si dëshmi të ekzistencës së tyre,janë përgjegjësi e pushtetit qendror dhe vendor për ti parë si pasuri dhe jo si pronë. Vjen një moment që monumenti mund të shuhet, por ato që janë të mirëmbajtura për sa të jetë mundësia e jetës së monumentit. IMK e ruan monumentin që zbulohet dhe e merr në mbrojtje paraprake, që do të thotë se aty nuk mund të realizohet diçka që cënon monumentin, pohon Gjoka. Ndërkohë që për vitin që lamë pas ai u shpreh se ishte një vit që pati disa ndryshime dhe të reja të cilat do të shërbejnë më mirë në funksion të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë sonë kulturore. Një prej elementëve më të rëndësishme ai përmend dhe krijimin e Shkollës së Restaurimit, apo futjen e Beratit në UNESCO. Më tej ai tregon se një pikë tjetër e rëndësishme ishte dhe ligjshmëria, pasi me miratimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore u bë dhe një herë formulimi i shumë pozicioneve të institucioneve që merren me objektet kulturore. Viti që lamë pas solli ndryshime të ndjeshme në raport me pozicionin e IMK, në raport me ndërhyrjet dhe kujdesin material. Mund të veçoja si momente thelbësore disa aspekte, e para vendosja në këto mjedise dhe hapja e Shkollës së Restaurimit krijojnë shans që përvoja e restauratorëve tanë, por edhe ajo botërore të ketë një institucion dhe të marrë dijet dhe themelet e një përvoje krejt tjetër, që ka të bëjë me restaurimin. Ka përpjekje që kjo të jetë e vetmja shkollë në Ballkan. Kjo të jetë në funksion të  IMK, si dhe me institucionet kulturore që merren me mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve kulturore. Natyrisht një nga momentet e rëndësishme është dhe ligjshmëria, pasi në muajin shkurt të vitit që lamë pas u miratua Ligji për Trashëgiminë Kulturore, ku u bë edhe njëherë formulimi i pozicioneve të IMK, pozicioneve  të institucionit në raport me ndërhyrjen, përkujdesjen apo të gjithë atyre momenteve që kanë të bëjnë me detyrimet ligjore të ruajtjes, restaurimit, të shpëtimit të vlerave materiale dhe shpirtërore. Së treti një nga evenimentet që është i rëndësishëm për vitin që lamë pas është dhe futja si pasuri botërore e Beratit, e cila natyrisht që ishte e çiftuar me Gjirokastrën dhe ishte e vetmja mënyrë për ta realizuar dhe këtë akt. Në të gjithë këtë sipërmarrje pjesa e IMK është thelbësore, sepse njëri prej profesorëve tanë Emin Riza ishte dhe përgatitësi i dosjes së Beratit, por tashmë kemi tre site arkeologjike të hapura  të vizitueshme si pasuri botërore që janë: Gjirokastra, Beratit dhe Butrinti. Së katërti do të thosha që IMK ka qenë pjesë e programimeve të qeverisë dhe ministrisë për sa i përket turizmit kulturor. Kështu të gjitha itineraret e vizitorëve turist kanë qenë të shoqëruara me guida dhe elementë tregues se ku janë monumentet dhe natyrisht të shoqëruar dhe me elementë të tjerë, tregon specialisti Behar Gjoka. Ndërkohë që ndërhyrjet që u bënë gjatë vitit të kaluar kanë qenë më së shumti në vijën bregdetare, pasi ajo pjesë është më atraktive dhe është menduar si pjesa  e qytetërimit, por ka pasur dhe ndërhyrj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›