E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guvernatori i Nju Xhersit nuk i bashkohet gares presidenciale te 2012

Guvernatori i Nju Xhersit Kris Kristi ka njoftuar zyrtarisht se nuk do ti bashkohet gares presidenciale te vitit 2012.  Njoftimi i zotit Kristi i jep fund javes se spekulimeve nese guvernatori popullor konservator do ti bashkohej gares per emerimin e Partise Republikane. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Xhim Malone njofton se ka te tjera te papritura ne garen republikane te vitti 2012.

Mundesia qe guvernatori Kris Kristi mund te kandidonte pat gezuar shume republikane te cilet nuk jane te kenaqur nga emrat e tjere ne gare.

Zoti Kristie tha se ai mendoi me seriozitet e per nje kohe te gjate per tiu bashkuar gares mbasi u shty nga njerez serioze te Partise Republikane per ta bere kete hap.

Studiova te gjitha mundesite degjova shume njerez dhe mora ne konsiderate nese kjo ishte dicka qe duhet ta beja. Por ne fund ajo qe ndjeva ishte vendimi qe po marr sot. Nuk eshte momenti im per te marre pjese ne kete gare. Kam angazhime ndaj Nju Xhersit te cilat nuk mund ti braktis.

Vendimi i zotit Kristi per te mos iu bashkuar gares presidenciale te vitit 2012 pason nje sondazh te ri sipas te cilit mbeshtetja per guvernatorin e Teksasit Rik Perri eshte ne renie. Peri ka udhehequr garen ne javet e para por popullariteti i tij ka qene ne renie nga disa paraqitje te dobeta ne debatet qe jane zhvilluar.

Sondazhi me i fundit i gazetes Washington Post ne bashkepunim me redaksine e lajmeve te rrjetit ABC tregojne se ish guvernatori i Masacusetsit Mit Romni eshte ne krye me 25 te te anketuarve ndjekur nga zoti Perri dhe biznesmeni nga Xhorxhia Herman Kein te cilet renditen te dytet me 16 secili.

Zoti Kein eshte i vetmi afrikano-amerikan ne kampin e republikaneve por ai eshte shnderruar ne nje konkurrent te forte krejt papritur duke fitura ne disa sondazhe te kryera apo ne teste me votuesit dhe duke bere qe te shtohet vemendja ndaj tij.

Dy muaj me pare emri im ishte i njohur 21. Sot  emri im sipas sondazhit te Gallupit esht i njohur ne rreth 51 te  te anketuarve.

Ish drejtuesi i Dhomes se Perfaseuesve Njut Gingric u rendit i pesti sipas sondazheve te fundit dhe thuhet se rritja e perkrahjes per Herman Kein tregon nje entuziazmim te votuesve konservatore qe kerkojne emra te rinj dhe fytyra te reja ne vitin 2012.

Gara eshte e hapur. Ajo qe po provon Herman Kein eshte se kjo nuk eshte gare vetem mes Perrit dhe Romnit.

Me renien e perqindjeve te sondazheve per zotin Perri dhe me Kris Kristin jashte gare Mit Romni duket se e ka forcuar poziten e tij edhe njehere si kandidati kryesor ne kampin e republikaneve.

Beteja e vertete per emerimin e Partise Republikane mund te nise shume me heret se cishte menduar.

Vendimi me i fundit i Florides per te afruar daten e votimit paraprak per garen presidenciale ne fund te janarit duket se do te shtyje edhe shtetet e tjera per te mbajtur zgjedhjet paraprake me heret se cishte parashkuar. Shteti i Karolines se Jugut e caktoi votimin per ne mesin e muajit janar.

Aleksander Burns i buletinit elektronik Politiko thote se votimi per kandidatin republikan duket se do te nise qe ne fillim te muajit janar.

Afrimi i votimeve do te thote qe shtete si Karolina e Jugut Ajova dhe Nju Hempshire do te mbajne votimet mbas Vitit te Ri. Kjo shkurton kohen qe kandidatet kane per fushate perpara fillimit te votimeve.

Zigzaket dhe te papriturat qe ka shfaqur kohet e fundit gara republikane vijne ndersa mbeshtetja per presidentin Obama eshte ne renie. Zoti Obama tha per rrjetin ABC se ai eshte per momentin ne disavantazh per garen presidenciale te vitit te ardhshem duke ia adresuar kete disavantazh gjendjes se dobet ekonomike ne vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›