Bankat portugeze Moodys ul vleresimin

Një ditë përpara takimit Merkel-Sarkozi mbi krizën që ka përfshirë zonën euro, agjencia e vlerësimit Moody-s ka reduktuar vlerësimin e saj për 9 banka portugeze dhe 2 angleze. Kjo vjen në një kohë që vendet kërkojnë të sigurojnë investitorët se bankat janë të kapitalizuara mirë dhe janë në gjendje të përballojnë krizën europiane të borxheve.
Për Portugalinë, agjencia citon se 9 bankat më të mëdha në vend janë tejet të ekspozuara ndaj borxhit të qeverisë dhe parashikimi për rimëkëmbjen e ekonomisë mbetet i ulët. Veç Britanisë dhe Portugalisë, edhe kompania Fitch ka ulur vlerësimin e saj për Spanjën. Në deklaratë përmendet se thellimi i krizës së borxhit ngre pikëpyetje mbi aftësinë e qeverisë për të ulur nivelet e tij.
Ditë të trazuara po përjetojnë edhe tregjet financiarë. FTSE 100, DAX dhe CAC e nisën ditën me ulje për shkak të uljes së vlerësimit, por gjatë ditës shënuan rritje nga 0.2-0.6 % për shkak të raportit pozitiv mbi uljen e papunësisë në SHBA. Pritet që takimi i së dielës Merkel-Sarkozi të japë një mesazh të qartë për bankat në lidhje me planet e dy fuqive të mëdha ekonomike për kapërcimin e kësaj krize. Po sot, presidenti francez Nikolas Sarkozi zhvilloi një takim me kreun e FMN-së, Kristin Lagarde.
Edhe pse pas takimit nuk pati asnjë deklaratë për mediat, agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Franca kërkon të mbushë Fondin e Shpëtimit për të ndihmuar bankat e saj, që janë më të ekspozuara ndaj borxhit. Kjo bie ndesh me deklaratën e kancelares Merkel, e cila të premten tha se fondi do të përdoret vetëm në ato raste kur një shtet nuk është në gjendje t’ia dalë mbanë i vetëm. Pas takimit të nesërm, vëmendja do të fokusohet në samitin e G20-ës që do të zhvillohet në fillim të Nëntorit.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 08 tetor 2011 )