E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentet pa dokumente te Kalifornise do te marrin ndihme financiare nga shteti

Imigrantet pa dokumente ne shtetin e Kalifornise do te marrin ndihme financiare nga shteti ne baze te nje ligji qe u nenshkrua dje.

Ky ligj qe eshte pjesa e dyte e Aktit te nderres do te lejoje imigrantet e paligjshem qe jane ne procesin e marrjes se shtetesise te bejne kerkese per ndihme nga shteti.

Pjesa e pare e ligjit e nenshkruar ne muajin korrik miraton bursa private dhe hua per studentet ilegjale. Vetem dy shtete te tjera Teksasi dhe Nju Meksiko lejojne imigrantet e paligjshem te marrin ndihme financiare nga shteti per te ndjekur universitetet.

Imigracioni i paligjshem eshte nje ceshtje mjaft kontradiktore ne Shtetet e Bashkuara. Kundershtaret e ligjit thone se ai inkurajon hyrjen e paligjshme ne Shtetet e Bashkuara por perkrahesit e tij thone se femijet qe jane sjelle ilegalisht ne Shtetet e Bashkuara nga prinderit e tyre nuk duhet te ndeshkohen per kete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›