E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine aksident ne autostrade. 35 viktima

Të paktën 35 persona, pjesa më e madhe e tyre  student, humbën jetën kur një makinë u përplas me një autobus në një autostradë në veri të Kinës. Cepi i pasëm i autobuzit u perplas me një automjet në lëvizje. Autobuzi doli nga rruga dhe u përmbys rreth orës 16:00 në afërsi të qytetit Tianjin bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Për shkak edhe të shpejtësisë së lartë të autobuzit një pjesë e pasagjerëve fluturuan jashtë dritareve. Të plagosurit janë të paktën 19, shumë prej të cilëve me plage të rënda.

Shoferi i autobuzit është në gjendje kome raporton media ne vend. Të njëjtat burime shtojnë se kapaciteti i autobuzit është 53 persona, por në momentin e aksidentit kishte të paktën 55 pasagjerë, pjesa më e madhe e të cilëve studentë universiteti që ktheheshin në shtëpitë e tyre në kuadër të pushimeve 7 ditore. Vetëm në këtë javë viktimat në rrugët e Kinës kanë qenë 56 e numri i aksideteve të mëdha 3.

Aksidentet  rrugore u marrin jetën 65000 personave çdo vit. Të plagosurit një vit më parë sipas shifrave zyrtare ishin 254 mijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›