E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Swiper pranga bandes se falsifikatoreve ne New York

Policia e New York-ut shpartallon një bandë ndërkombëtare të akuzuar për vjedhje masive identiteti. Në një konferencë për shtyp autoritetet policore bënë të ditur se për muaj me rradhe kishin përgjuar keqbërës që komunikonin në rusisht, dialektin  mandarin dhe arabisht për të kryer më pas  operacionin më të madhe në Shtetet e Bashkuara për  një krim të këtij lloji.

Të  arrestuarit mendohet se kanë fituar 13 milion dollarë amerikanë përmes shitjes kryesisht të pajisjeve Apple jashtë vendit.

Autoritetet thanë se në kuadër të operacionit "Swiper" janë akuzuar 111 persona nga pesë njëzi kriminale në Queens, New York, pjesa më etnikisht e larmishme e vendit, ku fliten 138 gjuhë të ndryshme.

Për të arrestuarit janë ngritur 16 padi të veçanta që përmbajnë një numur rekord prej 1.611 akuzash tha prokurori i përgjithshëm i Queens Richard A. Brown në një konferencë për shtyp.

Hetimi dy vjeçar zbuloi lidhje të sofistikuara me sindikatat më të mëdha në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azinë lindore. Të arrestuarit akuzohen për vjedhje kartash krediti me të cilat kryenin blerje të mëdha mbarëkombëtare.

Në zhvillimin e biznesit të paligjshëm përfshihen hotele me pesë yje, makina luksoze dhe avionë privatë.  Gjatë operacionit u sekuestruan $ 650.000 dollarë amerikanë, produkte te Apple me vlerë dhjetëra mijëra dollarë, e pajisje të tjera kompjuterike me vlerë 850.000 dollarë të vjedhura nga Citigroup Building në Queens, shtatë pistoleta dhe një kamion plot me pajisje elektronike, këpucë të firmave të njohura, ora luksoze e pajisje për vjedhjen e identitetit.

Bosët e krimit kishin rekrutuar kamarierë e shitës të thjeshtë të cilët vidhnin të dhënat personale të klientëve ndërsa të tjerë falsifikonin karta krediti me të dhënat e vjedhura për të kryer blerje në dyqanet më të njohura të vendit, produkte të cilat më pas rishiteshin jashtë kufijve amerikanë.

Nga të 111 personat e akuzar 86 ndodhen në paraburgim ndërsa janë shpallur në kërkim 25 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›