E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guvernatori i Uiskonsin nenshkruan ligjin qe u heq te drejtat e negocimit kolektiv punonjesve te sektorit publik

Guvernatori i shtetit amerikan Uiskonsin Skot Uoker ka nenshkruar ligjin e debatueshme i cili u heq te drejtat e negocimit kolektiv shume punonjesve te sektorit publik.

Radio stacioni WTMJ njoftoi sot se guvernatori Uoker privatisht e nenshkroi ligjin ne fjale.

Guvernatori kishte thene se nese ligji nuk miratohej 1500 punonjes shteterore do te nxirreshin nga puna. Por ai i terhoqi komentet per heqjen e njerezve nga puna dhe sot me vone ka ne plan te mbaje nje konference shtypi mbi kete ceshtje.

Kjo mase u miratua dje nga dhoma e ulet e legjislatures ne Uiskonsin nje dite pasi senati i hapi rruge miratimit ne nje levizje te papritur duke lejuar votimin e ligjit pa pranine e 14 senatoreve demokrate. Senatoret demokrate jane larguar nga shteti ne perpjekje per te ndaluar votimin e ligjit.

Votimi i se enjtes pasoi disa jave protestash qe mblodhen dhjetera mijera protestues te cilet kundershtonin miratimin e ligjin ne kryeqytetin e shtetit Madison.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›