E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deri me tani 1 mijë të vdekur

Nga Express më 11 mars 2011 në ora 15:20

(E plotësuar) Autoritetet zyrtare në Japoni kanë konfirmuar për 337 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur si rezultat i tërmetit dhe cunamit që goditën vendin, ndërkohë që mediat japoneze raportojnë se numri i viktimave ka të ngjarë të ketë kaluar shifrën prej mbi 1 mijë.

Cunami i shkaktuar nga tërmeti në Japoni ka arritur në ishujt Havai, ku uji ka përmbytur rrugët, por nuk raportohet për viktima.

Japonia është goditur të premten në mëngjes nga një tërmet i fuqisë 8.9 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndër më të mëdhenjtë në 150 vjetët e fundit, i cili ka pasuar nga një cunam, dallgët e të cilit në lartësi prej 10 metrash janë përplasur në brigjet e qytetit Sendai, kryeqendra e prefekturës Mijagi, në veri perëndim të vendit.

Bilanci i viktimave ndryshon minutë pas minute. Gati të gjithë viktimat kanë gjetur vdekjen nga shembjet e ndërtesave, si shembja e një shtëpie pushimi në Fulushima, ku gjetën vdekjen 5 persona.

Mediat e huaja raportojnë se një anije me 100 persona në bord është përfshirë nga cunami, ndërsa sipas kompanisë "Tohoku Electric Power", rreth 4,4 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike në verilindje të Japonisë.

Tërmeti shumë i fortë dhe cunami ka të ngjarë të kenë shkaktuar vdekjen e më tepër se 1.000 personave, njoftoi agjencia japoneze e shtypit Kyodo.

Pas këtij tërmeti janë raportuar edhe për disa lëkundje të tjera, njëra prej të cilave me magnitudë 6.1, raporton Instituti i Gjeofizikës të Amerikës.

Cunami i shkaktuar nga tërmeti në Japoni ka arritur në ishujt Havai. Sipas dëshmitarëve uji ka përmbytur tashmë rrugët e disa ishujve. Imazhet e para që vijnë nga ishujt e Paqësorit, ku akoma është natë, tregojnë se valët janë më të forta se zakonisht, por pa forcë shkatërruese.

Në arkipelagun e Havait aeroportet janë mbyllur dhe rajonet bregdetare janë evakuuar plotësisht, sipas pamjeve filmike të shfaqura në televizion që po vazhdojnë një transmetim të pandërprerë, ndërkohë që për dëme ende nuk flitet me shifra të sakta.

Qindra të vdekur nga tërmeti në Japoni?

Policia e Japonisë ka thënë se janë gjetur rreth 200-300 trupa në bregdetin e Sendait, raportojnë mediat.

Më parë ishte raportuar se 64 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa 57 të tjerë raportohen të humbur ndërsa tashmë mund të flitet për një numër të madh viktimash.

Cunami që ka përfshirë Japoninë pritet të përfshijë të gjithë ishujt që ndodhen në oqeanin paqësor.

Tashmë uji ka mbërritur edhe një ishujt Hawai.

AFP raporton se njerëzit janë evakuuar, ndërsa turistët në Waikiki kanë lëvizur në katër e sipërme të hoteleve.

Cunami mund të përfshijë edhe brigjet e SHBA-së. Në Kaliforni po diskutohet mundësia e marrjes së masave për evakuim. Indonezia gjithashtu është prekur, ku në shumë qytete niveli i ujit është 10cm.

Tërmeti më i fuqishëm në 100 vjet, së paku 50 viktima

Tërmeti që goditi sot Japoninë vlerësohet si më i fuqishmi që ka goditur këtë vend, së paku në 100 vjetët e fundit.

Mediat lokale raportojnë për të paktën 50 të vdekur, deri më tash, duke iu referuar burimeve zyrtare të emergjencës, transmeton CNN. Bilanci tragjik pritet të jetë shumë më i lartë, ndërsa një numër ndërtesash kanë rënë dhe zjarre kanë shpërthyer në disa qytete.

Raportet flasin se shumica e viktimave kanë gjetur vdekjen nga shembjet e ndërtesave, si shembja e një shtëpie pushimi në Fulushima, ku gjetën vdekjen 5 persona. Ndërsa agjencia e lajmeve Reuters informon se një anije me 100 persona në bord është përfshirë nga Tsunami.

Cunami, i cili është shkaktuar më pas, me valë deri në 10 metra, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Tërmeti i shkallës 8.9, goditi në orën 2:46 sipas orës lokale (6:46 sipas orës sonë). Më shumë se 30 dridhje të tjera kanë pasuar, nga e cila më e forta 7.1 ballë të Richterit.

Epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur, rreth 373 kilometra larg nga Tokio.

Televizionet japoneze treguan sot në mëngjes se makina dhe anije kishin përfunduar në mes të qyteteve nën ujë në provincën e Fukujamës, pas tërmetit me magnitudë 8,9 shkallësh.

Disa stacione atomike të rrymës janë shkyçur automatikisht. Zyrtarët thanë se nuk ka pasur rrjedhje radioaktive, megjithëse frika ekziston për shkak të zjarreve në afrësi të disa stacioneve.

Energjia është ndërprerë në rreth 4 milionë shtëpi në Tokio dhe në zonat përreth.

Tërmeti i së premtes është i pesti më i forti i regjistruar në botë që nga viti 1900. Tërmeti më i fuqishëm është regjistruar në Kil më 22 maj 1960, me një magnitudë prej 9.5.

Pas tërmetit, valë të larta 10 metra

Valët e cunamit, më të larta se 10 metra, e kanë goditur sot bregun verilindor të Japonisë, pas tërmetit me intensitet 8.9 shkallësh të Rihterit.

Qendra e Paqësorit për Alarm nga Cunami me seli në Havai, e ka lëshuar një alarm për cunami, për pjesën më të madhe të rajoneve bregdetare të Paqësorit.

Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan, tha se tërmeti ka shkaktuar “dëm madhor”.

Pamjet nga helikopteri tregojnë vërshimet në qytetet veriore të bregdetit, ku valët e cunamit kishin marrë çdo gjë me vete.

Nga pasojat e tërmetit janë shkaktuar zjarre, përfshirë edhe atë në një rafineri të naftës në Tokio dhe në një uzinë metalike.

Disa stacione atomike të rrymës janë shkyçur automatikisht, ndërsa zyrtarët thanë se nuk ka pasur rrjedhje radioaktive.

Raportohet se disa njerëz e kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, por mendohet se ky numër mund të rritet.

Ushtria është dërguar në terren për t’i ndihmuar rajonet e goditura nga tërmeti. (rel)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›