Qeveria e Kosoves miraton p/buxhetin e 2011

Qeveria e Kosovës miratoi projektbuxhetin për vitin 2011, duke përfshirë edhe rritjen e pagave për nëpunësit civilë, me gjithë kundërshtimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kryeministri Hashim Thaçi tha se projektbuxheti do të dërgohet për miratim në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës.
“Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave është implementuar në tërësi, andaj ju urojmë të gjithë të punësuarit për këtë rritje, nga të cilët presim që të rrisin edhe produktivitetin dhe cilësinë e punës”, tha Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës. Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Kosovës Bedri Hamza tha se Buxheti i vitit 2011, bazohet në prioritetet e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale. “Projektbuxheti për vitin 2011 është bazuar në prioritete e deklaruara të qeverisë që njëra nga këto prioritete është rritja ekonomike dhe mirëqenia sociale. Ky projektbuxhet është diskutuar me Fondin Monetarë Ndërkombëtarë dhe Komisionin Evropian”, u shpreh Bedri Hamza, Ministër i Ekonomisë dhe Financave.
Projektbuxheti i miratur pritet të jetë mbi 1 miliard e 20 milionë euro, me një rritje prej 23.5 për qind krahasuar me vitin 2010. Qeveria e Kosovës gjatë ditës ka firmosur marrëveshje me Bankën Botërore për programin e parë për Politikën e Zhvillimit të Punësimit të Qëndrueshëm. Kjo marrëveshje, hap rrugën që Kosova të marrë 25 milionë dollarë në formë granti, si dhe 6 milionë dollarë shtesë si kredi të subvencionuar.
Bul Salihu