Guvernatori, thirrje qytetareve per frenimin e krizes
Frenimi i krizes dhe minimizimi i efekteve te saj varet nga vete sjellja e individeve dhe qytetareve te thjeshte. Kjo teori e provuar tashme e ka vene ne levizje Banken e Shqiperise, e cila u ka bere thirrje qytetareve, te cilet sipas guvernatorit duhet t'ju kthehen bankave. "Nese sjellja juaj do te jete racionale, atehere dhe ndikimi i krizes do te jete periferik. Nese ne sjelljen tuaj te perditshme ze vend paniku, mungesa e besimit dhe per pasoje largoni depozitat nga bankat atehere edhe mundesia per t'u prekur nga kriza financiare rritet me shume" tha guvernatori Fullani dje. Per me teper, mundesia per t'u shnderruar ne nje krize te ekonomise reale rritet. Sistemi financiar eshte e vetmja "makineri" e specializuar qe zoteron, informacionin, njohurite dhe burimet njerezore per te bere shperndarjen optimale te burimeve financiare ne ekonomi. Per me teper, sistemi bankar eshte nje segment i rregulluar dhe i mbikeqyrur nga Banka e Shqiperise, autoriteti qe si objektiv te vetem ka ruajtjen e ekuilibrave makroekonomike e financiare te vendit. Per kete qellim besoj se sot eshte koha qe te reagojme me logjike dhe me sens te theksuar patriotizmi, tha Fullani, i cili me kete rast falenderoi mediat per mbulimin e kujdesshem qe i kane bere ngjarjeve muajve te fundit.