"Paraja ekzotike" si u bllokua kreditimi ne Shqiperi
Nepermjet nje akti normativ te posacem Banka e Shqiperise ka bllokuar kreditimin ne valuten zvicerane dhe japoneze te cilesuara si "para ekzotike" qe siguronin hua me cmim shume te lire. Sipas guvernatorit, vitet e fundit u be i modes kreditimi ne monedhen zvicerane apo ate japoneze, fonde te cilat per kohen perfaqesonin kredi me kosto shume te lire, te gatshme per te depertuar edhe ne ekonomine tone. Per aq kohe sa kjo veprimtari gjykohej me rrezik te larte, ne kushtet kur perfituesit e kredise apo bankat nuk krijonin mbrojtjen e duhur, u pa e arsyeshme te bllokohej administrativisht akordimi i kredive nga ana e sistemit bankar per klientet, ne keto dy lloj monedhash, shtoi ai. "Mendoj se ne kete menyre kemi kontribuar ne menyre te drejtperdrejte edhe ne frenimin e hyrjeve valutore afatshkurtra te kapitalit nga bankat meme tek bankat "bija", ne formen e linjave te kreditit", tha Fullani i cili edhe me pare i ka keshilluar bankat qe te kreditonin ne monedhen qe klientet kishin te ardhurat. Ai tha se ne gracken e ketyre fondeve, kane rene shume prej ekonomive ne zhvillim.