E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: Shqipëria shmangu recesionin Eglantina Nasi

Ekonomia shqiptare shfaqi nje sukses te dukshem prej vitit 2009 kur edhe kulmoi kriza boterore, duke shmangur destabilitetin financiar dhe nje renie serioze te saj. Ky eshte vleresimi kryesor rreth ecurise se saj, qe jep Fondi Monetar Nderkombetar ne raportin me te fundit per vendin tone, publikuar kete fillim-viti. “Shqiperia ka shmangur nje renie ne mase te madhe te prodhimit kur kriza shpertheu, duke mbajtur inflacion te ulet e te qendrueshme, si dhe duke ruajtur stabilitetin e sistemit bankar, ne saje te stimujve fiskale dhe politikave te shendosha monetare”, vlereson ky raport. Duke shtuar me tej, se gjithsesi, ekonomia duket se po dobesohet dhe se zhbalancimet makro-ekonomike te saj po rriten. “Me problemet ne vazhdim te Eurozones, ekonomia eshte ngadalesuar. Sektori financiar eshte ekspozuar ndaj rreziqeve te brendshme dhe te jashtme, duke kushtezuar rritjen afatmesme te saj”, citojne ekspertet e FMN-se. Konkretisht, sipas tyre, rritja ekonomike e vendit tone ne vitin 2012 ka qene ne nivelin prej +0.5%, ndersa parashikojne qe per vitin e ardhshem 2013, ky tregues te pesoje rritje, duke arritur ne nivelin prej 1.3% dhe me tej, 2.5% ne vitin 2014. “Stafi i FMN-se pret nje permiresim te bute te ekonomise se vendit, ndersa aktiviteti ne vitin 2013, i ndihmuar ne nje fare mase nga politikat monetare lehtesuese, do shenoje nje rimekembje modeste dhe perparim ne zbutjen e stresit te tregut financiar. Ne vecanti, prodhimi aktual mund te rrije pezull poshte potencialit deri ne vitin 2017 dhe vetem kete vit do ta arrije ate”, thuhet me tej ne raportin e FMN-se. Nderkaq, ne analizen e eksperteve te FMN-se, merret edhe ceshtja e taksave, per te cilen thuhet se barra e saj nuk duhet te rendoje mbi te ardhurat. Dhe se paraqitet e nevojshme nje rritje e tyre, kjo edhe pse sipas institucionit te FMN-se, pranohet qe mund te kete nje ndikim ne nivelin e investimeve te huaja ne vend. “Terheqja e investimeve te huaja kerkon permiresimin e metejshem te infrastruktures. ndersa duke rene dakord per shtimin e tyre ne kuadrin e rritjes ekonomike afat-mesme, autoritetet shfaqen optimiste rreth perspektivave qe flukset e tyre te shtohen pasi kushtet ekonomike ne Evrope te jene stabilizuar”, eshte nje fakt tjeter qe konstatohet nga raporti i fundit i FMN-se.

Borxhi publik te vije drejt renies, 53% ne 2017-en

Shmangia e prirjes rritese te borxhit publik, si edhe detyrimeve te tjera, eshte nje nga sugjerimet kryesore qe Fondi Monetar Nderkombetar i ben qeverise shqiptare ne raportin e fundit. “Propozohet nje reduktim i borxhit publik ne 40% te PBB-se deri ne vitin 2022, dhe rreth 53% ne vitin 2017”, citojne ekspertet e tij. Duke shtuar se ky eshte nje objektiv qe nese do te gjeje zbatim, ka per te lejuar nje ritem te pershpejtuar te rritjes ekonomike. Sakaq, FMN pohon se niveli aktual i ketij treguesi eshte rreth 60% e PBB-se dhe se duhet ndalur prirja rritese e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›