Protesta ne Egjipt dhjetera mijera protestues ne sheshin Tahrir
Protestat janë rikthyer sërish në sheshin Tahrir në Egjipt ku dhjetëra mijëra protestues kanë kërkuar që ish zyrtarë të regjimit të mos kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe që pushteti të kalojë në duart e civilëve ashtu si dhe ishte premtuar nga udhëheqja ushtarake, në atë që është cilësuar si një tranzicion demokratik.
Dy kandidatë islamistë, njëri prej tyre përfaqësonte “Vëllazërinë Myslimane”, që shihej dhe si e favorizuaj në zgjedhje, u skualifikuan këtë javë nga votimet që do të nisin në datat 23 dhe 24 maj. Ish-kandidati i “Vëllazërisë Myslimane” u shpreh se gjeneralët të cilët kanë qenë në pushtet dhe në kohën e Hosni Mubarakut nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Protestuesit mendojnë se zgjedhjet do të manipulohen.
Protesta është e para e këtij lloji që prej disa muajsh ku liberalë dhe islamikë janë bashkuar për një qëllim të përbashkët. Tashmë kontrollin e ka në duar një këshill gjeneralësh që e ka qeverisur vendin në një tranzicon të trazuar të shoqëruar me episode dhune dhe protesta të shpeshta.