Berlusconi “braktis” Zapateron
Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, vazhdon që të çudisë audiencën kudo që ndodhet. 73-vjeçari, që zakonisht njihet për gafat dhe deklaratat e tij aspak të zakonshme në vende publike dhe zyrtare, ka bërë një veprim që ka lënë me gojëhapur gazetarët, por edhe homologun e tij spanjoll, Hose Luis Zapateron.
Gjatë një konference për shtyp të organizuar me rastin e vizitës së Zapateros në Itali, Berluskoni ka vendosur që të lërë podiumin në të cilin ndodhej me homologun.
Fillimisht të dy liderët bënë një deklaratë të shkurtër para medieve dhe ndërsa ishin duke marrë dy pyetje secili nga gazetarët, kryeministri italian mblodhi letrat që kishte me vete dhe duke lënë mikun e tij vetëm në podium, doli nga salla e konferencës së shtypit.
Ndërsa po largohej tha: “Po ju lë në dispozicion mikun tim, Hoze, për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja. E falënderoj për vizitën dhe e përshëndes si shenjtor duke qenë se ai duhet të ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme pas takimit që sapo ka bërë me Papën. Ju falënderoj që erdhët, ia kalofshi sa më mirë dhe ju lutem ejani sërish në Itali, sepse vizita juaj na lumturon gjithmonë”.
Ndërsa Berlusconi fliste dhe largohej, Zapatero qëndronte i palëvizur dhe për disa sekonda nuk tha gjë, para se të vendoste që të largohej edhe vetë.
Ndërkaq, ndihmësit e afërt të kryeministrit miliarder kanë deklaruar se ai u largua nga konferenca për shkak të një keqkuptimi dhe se ai zakonisht gjithmonë largohet në fund të konferencave të shtypit.