Gyl: Po minohen nismat e Turqisë për paqe në rajon
Ata që votojnë kundër Turqisë, nuk kanë aq njohuri sa të bëjnë 2-3 minuta koment në lidhje me temën, bëri të ditur Gyl dhe shtoi: "Turqia asnjëherë nuk pranon diçka të arritur me kërcënim e presion. Nga kjo pikëpamje, ky vendim nuk është gjë tjetër veçse një minim për përpjekjet e Turqisë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe për përpjekjet për zgjidhjen e problemeve brenda një bashkëpunimi të madh në Kaukaz".
"Jemi përballë politikanëve që nuk kanë vizion, aq sa për të marrë 3-4 vota më shumë. Ata votojnë kundër një vendi aleat", shtoi presidenti Gyl.
Reagon edhe Azerbajxhani
Ndërkohë kundër rezolutës ka reaguar dhe Azerbajxhani, parlamenti i të cilit ka pranuar unanimisht dërgimin e një letre proteste ndaj kongresit amerikan, ndërsa qeverisë i kërkoi thirjen e ambasadorit azerbajxhanas në amerikë.
Kryetari i Kuvendit të Azerbajxhanit, Oktaj Asadov theksoi se: "Presionet ndaj Turqisë do të thonë presione edhe ndaj Azerbajxhanit. Qëllimi i këtij vendimi është që duke i bërë presion Turqisë ajo të lihet e detyruar të hapë kufijtë me Armeninë. Armenia kërkon rrugë për të mos dalë nga tokat azerbajxhanase që ka pushtuar në Karabak".
Kurse Zëvendës Kryetari i Parlamentit Azerbajxhanas Zijafet Askerov shprehu se: "Turqia nuk ka asgjë për tu turpëruar në lidhje me të shkuarën. Në qoftë se ajo duhet të japë llogari atëherë kush do të japë llogari për indianët e masakruar gjatë luftës çlirimtare të Amerikës? Kush do të japë llogari për civilët e vrarë në Afganistan dhe Irak? Përse askush nuk kujtohet për njerëzit që u masakruan në Karabak dhe Hoxhalli?"