Bare: Shqipëria po rrëshqet, asnjë masë kundër erozionit
Deputeti Besnik Baraj ka radhitur një sërë zonash në vend ku ka pasur rrëshqitje të shumta dherash. Ai tha se nga Tropoja në Rradhimë e Kakome, nga Çorovoda në Shkodër, nga Librazhdi në Currila të Durrësit, nga Puka ne Korçë, nga Mirdita ne Pogradec, Nga Kavaja në Sarandë, situata është në gjendje alarmi.
“Këto rrëshqitje të kudo ndodhura në vend po të bëhen bashkë përbëjnë një katastrofë të vërtetë për mijëra familje, të cilat duke qenë të shpërndara në gjithë territorin ja bëjnë më të kollajshme Qeverisë që ti harroj ato”, theksoi deputeti Baraj. Sipas tij, investimet anti-erozion janë të papërfillshme dhe krejt të padukshme, ndërsa ka shtuar se qeveria nuk ka bërë asnjë analizë gjer më tani.
“Sali Berisha më megalomani flet për 20 milion rrënjë ullinj që do të mbjellë. Këto janë vetëm gënjeshtrat e këtij njeriu, të ngjashme më Shqipërinë e internetit, apo Shqipërinë superfuqi energjetikë. Zoti Berisha përpara së të bësh këto mbjellë, përpara së të bësh reaktor atomik, përpara së të mburrësh së jemi vendi i vetëm në botë që përballon krizën, ndalo dëmtimin masiv të pyjeve, shkatërrimin ë shtretërve të lumenjve, erozionin ë frikshëm, përmbytjet si në Shkodër për shkakun tuaj por edhe në zona të tjera për shkak të shkatërrimit të sistemeve të drenazhimit”, tha deputeti opozitar.