E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton: Do bëjmë ç’të mundemi për të bllokuar rezolutën

Zëdhënësi i Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, tha se ajo u ka thënë liderëve në Kongres se votimi i rezolutës për gjenocidin armen mund t’i rrezikojë marrëdhëniet e brishta ndërmjet Turqisë dhe Armenisë. Filip Krouli shtoi se Klinton ndjen se çdo veprim i mëtejmë nga Kongresi do të ishte jo i duhur.

Ndërkohë, administrata amerikane ka rënë dakord me liderin e Kongresit për të mos dërguar në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Përfaqësuesve, projektrezolutën në lidhje me pretendimet armene.

Edhe Partia Demokratike që është në pushtet ka deklaruar se momentalisht nuk ka për ta përcjellë në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Përfaqësuesve projektrezolutën në lidhje me pretendimet armene e cila u pranua në Komitetin e Punëve të Jashtme të Këshillit të Përfaqësuesve.

Komentet e shtypit amerikan mbi “rezolutën armene”

Në lajmin e gazetës Washington Post, bëhej e ditur se projektrezoluta u miratua pavarësisht ndërhyrjes së qeverisë së Obamës në minutën e fundit dhe kundërshtimeve të Turqisë.

Sipas lajmit, Ankaraja thirri në vend Ambasadorin turk në Uashington dhe paralajmëroi qeverinë e Uashingtonit se marrëdhëniet mund të ndikohen negativisht.

Kurse në të përditshmen New York Times shkruhet se qeveria e Obamës ndërhyri me vonesë por projektrezoluta mund të mos shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit.

Në lajm shkruhet se miratimi i vendimit do të dëmtojë marrëdhëniet Turqi-Amerikë dhe Turqi-Armeni.
Ndërkaq edhe gazeta Los Angeles Times shkruan se projektrezoluta u pranua me një votë diferencë, por është vështirë që ajo të kalojë nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›