PE: Serbia të jetë pragmatike lidhur me Kosovën
Parlamenti Evropian thekson se Serbia duhet të veprojë në mënyrë pragmtike ndaj statusit të Kosovës, megjithëse e kupton se pranimi i Kosovës tani për tani nuk është mundësi e pranuar politike për udhëheqjen në Beograd.
Kështu thuhet në tekstin e rezolutës, e cila është miratuar nga Këshilli i Politikës së Jashtme i Parlamentit Evropian, në Bruksel.
Ky këshill, për të parën herë, ka miratuar amendamentin, në të cilin thuhet se "do ta kishte përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian". Këtë amendament, që u miratua me 31 vota për dhe 27 kundër, e propozoi deputetja nga Belgjika, Annemie Neyts-Uyttebroeck.
është miratuar edhe plotësimi i rezolutës, ku thuhet se "merret në dijeni se shumica e fqinjëve e kanë pranuar Kosovën".
Deputetja austriake, Ulrike Lunacek, këtë e cilësoi, në masë të caktuar, si njohje të pavarësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian.